TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zulfaj kërkon mbështetje aktive nga Bundestagu gjerman për avancimin e Kosovës drejt BE-së

by teve1
3 orë ago
0
A A
Zulfaj kërkon mbështetje aktive nga Bundestagu gjerman për avancimin e Kosovës drejt BE-së

Kryenegociatori i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka pritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës Anton Hofreiter, kryetar i Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestagun Gjerman dhe deputet i Aleancës 90/Të Gjelbrit.

Sipas njoftimit, takimi vjen pas vizitës së Zulfajt në Bundestagun Gjerman javën e kaluar, ku ai ishte pritur nga Hofreiter.

Në vazhdimësi të diskutimeve të zhvilluara në Berlin, palët kanë diskutuar për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe mbështetjen e Gjermanisë në këtë proces.

Zulfaj ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian përbën interes strategjik të përbashkët për Kosovën dhe BE-në.

Ai ka vlerësuar mbështetjen e Gjermanisë për sigurinë dhe zhvillimin e Kosovës, duke thënë se vendi e ka shndërruar këtë mbështetje në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe në forcimin e demokracisë.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për harmonizimin e Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, si dhe për përkushtimin e vendit ndaj vlerave themelore të përcaktuara në nenin 2 të Traktatit për Bashkimin Evropian.

Zulfaj ka theksuar rëndësinë e mbështetjes dhe angazhimit të Bundestagut Gjerman për avancimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

Në takim është diskutuar edhe për stabilitetin institucional dhe rëndësinë e funksionalitetit të institucioneve në zbatimin e reformave të nevojshme për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE.

Sipas Zulfajt, funksionaliteti i Kuvendit është i domosdoshëm për përmbushjen e reformave të parapara në kuadër të Planit të Rritjes, në të kundërtën mund të rrezikohen fondet e dedikuara për reformat./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrëfimi i protestuesve- “Në shtator u nisa me shpresë në Hagë, u riktheva i zhgënjyer”

Rrëfimi i protestuesve- “Në shtator u nisa me shpresë në Hagë, u riktheva i zhgënjyer”

Dëshmitari thotë se mori kërcënime nga Sheholli

Dëshmitari thotë se mori kërcënime nga Sheholli

Mesazhet e Ursula von der Leyen

Mesazhet e Ursula von der Leyen

Haxhiu: Nuk ka kuptim asnjë ligj, as strategji nëse e dërgojmë vendin në zgjedhje

“Këndi i Debatit” 01.10.2026

Grabitja e armatosur e argjendarisë në Suharekë – lexohen provat e prokurorisë

Grabitja e armatosur e argjendarisë në Suharekë – lexohen provat e prokurorisë

Hyn në fuqi Marrëveshja Kosovë–EFTA, nga Dheu i Bardhë niset eksporti i parë

Hyn në fuqi Marrëveshja Kosovë–EFTA, nga Dheu i Bardhë niset eksporti i parë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën