Një person është arrestuar në Vushtrri, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare”.
Sipas raportit të Policisë, rasti është regjistruar të mërkurën rreth orës 15:00.
Pas intervistimit, viktima është kthyer te familja, ndërsa i dyshuari, pas konsultimit me prokurorin, është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.
Hetimet për rastin po vazhdojnë nga organet kompetente.







