Korporata Energjetike e Distribuimit të Kosovës (KEDS) ka njoftuar për punime të planifikuara në rrjetin elektrik, të cilat do të shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike në disa qytete dhe zona të Kosovës gjatë 1 dhe 2 tetorit 2026.
Sipas KEDS-it, ndërprerjet lidhen me punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit, mirëmbajtjen e rrjetit, projekte investive dhe punime nga palë të treta.
Prishtinë
Më 1 tetor, nga ora 08:00 deri në 10:00, ndërprerje do të ketë në disa pjesë të Prishtinës, përfshirë rrugët “Fazli Gashi”, “1 Tetori”, “Mark Kaçinari” dhe “Adrian Krasniqi”. Sipas KEDS-it, punimet kanë të bëjnë me krasitjen dhe largimin e drunjve të lartë, degët e të cilëve prekin linjat elektrike.
Po atë ditë, nga ora 10:00 deri në 11:00, ndërprerje do të ketë në Dumnicë, Shkabaj, Mazgit, Hade, Kastriot, Stanovc, Sibovc, Gazimestan, Hajvali, Mati 1 dhe zona të tjera përreth. Arsyeja e punimeve është energjizimi i hyrje-daljes.
Nga ora 10:30 deri në 15:30, ndërprerje është planifikuar edhe në një numër të madh lokalitetesh në zonën e Podujevës, përfshirë Letancën, Orllanin, Batllavën, Gërdovcin, Bajqinën, Besianën, Surkishin, Pakashticën, Shakovicën dhe Dumnicën, për shkak të vendosjes së një ndarësi linjor për degëzimin e Katunishtes.
Ndërkaq, nga ora 10:00 deri në 12:00, ndërprerje do të ketë në Bardh të Madh, Pomozotin, Sllatinë, Sllatinë të Vogël, Sllatinë të Madhe, rrugën e Aeroportit dhe pjesë të rrugës së Pejës, ku do të montohet një trafostacion sipas projektit të aprovuar.
Prizren
Në Prizren, më 1 tetor, nga ora 08:00 deri në 10:00, ndërprerje do të ketë në Gelancë, Greikoc, Sallagrazhdë, Gjinoc, Topliçan, Shirokë, Nepërbisht, Mushtisht, Sopijë, Studençan, Reqan dhe zona të tjera. Punimet kanë të bëjnë me ndërrimin e një shtylle të tensionit të mesëm në Greikoc.
Nga ora 09:00 deri në 17:00, ndërprerje do të ketë edhe në zona të Hasit, Mamushës, Zhurit, Landovicës, Korishës dhe rrethinës, për shkak të punimeve në linjën ekzistuese, përfshirë ndërrimin e konzollave, izolatorëve dhe përçuesve.
Po atë ditë, nga ora 11:30 deri në 16:30, ndërprerje është paralajmëruar në Mamushë, Dedaj, Medvegjë, Sërbicë të Ulët, Zojz, Greikoc, Planejë, Randobravë dhe disa zona të tjera. Arsyeja është zhvendosja e rrjetit 10 kV.
Gjilan
Një nga ndërprerjet më të gjera është paralajmëruar në Gjilan, më 1 tetor, nga ora 10:00 deri në 15:30.
Sipas KEDS-it, ndërprerja do të prekë zona të qytetit dhe fshatra përreth, përfshirë Shillovën, Gjinollët, Kufcën, Lladovën, Malishevën, Pasjakun, Uglarin, Velekincën, Livoçin e Epërm, Pogragjën, Pozharanin, Cërnicën, Dobërçanin, Makreshin e Epërm, Bukovikun, Kmetocin dhe lokalitete të tjera.
Punimet do të zhvillohen për kyçjen e kabllit të ri XHE 49-A dhe mirëmbajtje preventive në linjën ajrore 35 kV Gjilani 3 – Gjilani 1.
Më 2 tetor, nga ora 10:00 deri në 14:00, ndërprerje do të ketë në Koretishtë, Makreshin e Epërm, Stanishor, Strazhë, Shillovë, Kosmatë dhe zona të tjera, për shkak të montimit të kabllit të tensionit të mesëm.
Pejë
Në Pejë, më 1 tetor, nga ora 10:00 deri në 16:00, ndërprerje do të ketë në Gorazhdevc, Graboc, Llozhan, Duboçak, Zllapek, Loxhë, Dubovik, Kryshec dhe Strellc të Ulët.
Sipas KEDS-it, punimet kanë të bëjnë me energjizimin e segmentit të linjës së re të tensionit të mesëm.
Ndërkaq, nga ora 11:00 deri në 15:30, ndërprerje do të ketë në Klinavc, Siçevë, Gjurgjevikun e Vogël e të Madh, Graboc, Ranoc, Cerovikë, Kërrnicë, Jashanicë, Shtupel, Leskoc, Krushevë, Zllakuçan, Gllarevë, Rudicë dhe zona të tjera, për shkak të vendosjes së shtyllave të tensionit të mesëm.
Gjakovë
Në Gjakovë, më 1 tetor, nga ora 10:00 deri në 18:00, ndërprerje do të ketë në një numër të madh fshatrash dhe lokalitetesh, përfshirë Cërmjanin, Becin, Doblibarën, Palabardhën, Vraniqin, Kralanin, Bellacërkën, Dobroshën, Jabllanicën, Kosharen, Lugbunarën, Damjanin dhe zona të tjera.
KEDS ka bërë të ditur se ndërprerja lidhet me punime në rrjet.
Po më 1 tetor, nga ora 12:00 deri në 16:00, ndërprerje do të ketë në Celinë, Xërxë, Radostë, Vrajak, Banjë dhe Rugovë, për shkak të punimeve sipas projektit të aprovuar.
KEDS ka njoftuar se punimet janë planifikuar për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e rrjetit elektrik, si dhe për rritjen e sigurisë së sistemit.
Konsumatorët në zonat e përmendura këshillohen që të kenë parasysh oraret e ndërprerjeve dhe të marrin masat e nevojshme për pajisjet elektrike.
Orari dhe zonat e ndërprerjeve janë bazuar në njoftimin e KEDS-it dhe mund të pësojnë ndryshime në varësi të zhvillimit të punimeve.




