Filloi mbledhja e Këshillit drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, Këshillit drejtues, ku pritet të miratohet një deklaratë në kundërshtim të aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së.
Në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për zhvillimet pas aktgjykimit të kësaj gjykate.
Kjo është mbledhja e parë e Këshillit drejtues të PDK-së pas aktgjykimit në Hagë.
Pas mbledhjes, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza do të mbajë konferencë për media.







