Një rast i dhunës është raportuar në Istog, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.
Rasti ka ndodhur më 23 shtator 2026, rreth orës 18:00, ndërsa sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Istog / 23.09.2026 – 18:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.







