Endrit Thaçi, Klestor Veseli dhe Altin Krasniqi kanë vizituar sot familjen e heroit Afrim Bunjaku, raporton KosovaPress.
Rreshteri policor, Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit, gjatë agresionit të Serbisë, derisa ishte në krye të detyrës si pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Gjatë vizitës, Thaçi, Veseli dhe Krasniqi përcollën te familja Bunjaku të fala edhe nga Haga, nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi.
Familjarët e Afrim Bunjakut i falënderuan ata për vizitën dhe respektin e treguar në përvjetorin e rënies së tij.







