TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërvalla rikujtoi sulmin në Banjskë: Ne humbëm një hero – Por mbi agresionin, krimin e terrorin fitoi Kosova

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
Seanca për rastin Banjska, të arrestuarit pritet të deklarohen rreth fajësisë

Në trevjetorin e rënies heroike të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, gjatë aktit të hapur të agresionit në Banjskë, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përkujtuar Heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku, ngjarjen në Banjskë dhe të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës që u përballën me sulmin e 24 shtatorit 2023.

“Atë mëngjes, në një sulm të organizuar, të udhëhequr dhe të financuar nga Beogradi, në mbrojtje të Republikës, të ligjit, të sovranitetit dhe të qytetarëve të këtij vendi, ra në krye të detyrës rreshteri i Policisë së Kosovës, Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku”, deklaroi Gërvalla.

Ajo theksoi se akti i hapur i agresionit i 24 shtatorit 2023 kishte për qëllim cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj përmes pushtimit të një pjese të territorit të veriut të Kosovës.

Duke iu referuar zhvillimeve në drejtim të vendosjes së drejtësisë, Gërvalla tha se tre vjet pas sulmit, drejtësia ka filluar të flasë me dënimin e tre prej autorëve të përfshirë në sulm.

“Edhe të tjerët nuk kanë ku të fshihen përgjithmonë. Radoiçiqi, kryekrimineli i sulmit të Banjskës, kreu në hije i Listës Serbe dhe njeriu që udhëhoqi sulmin, ende fshihet i lirë në Serbi, në gjirin e Vuçiqit në Beograd. Ai iku nga Kosova, por nuk mund t’i ikë përgjithmonë përgjegjësisë e drejtësisë”, u shpreh ajo.

Ajo tutje tha se përballë kësaj situate, BE-ja nuk duhet të mbyllë sytë e veshët, pasi, sipas saj, sulmi në Banjskë nuk është vetëm çështje e Kosovës.

“Në vend të përsëritjes së frazave boshe, BE-ja duhet të kërkojë qartë dhe pa ekuivok nga Vuçiqi ekstradimin dhe ndëshkimin e gjithë përgjegjësve të Banjskës. SERBIA DUHET T’I DORËZOJË. TË GJITHË. Vetëm kështu mund të vendoset drejtësia”, tha ajo.

Në fund, Gërvalla theksoi se Kosova nuk do ta harrojë kurrë heroin e saj, Afrim Bunjakun, ngjarjen e Banjskës dhe të gjithë ata pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të sistemit tonë të sigurisë në përgjithësi, të cilët më 24 shtator 2023 zmbrapsën sulmin dhe mbrojtën Republikën.

“Atë mëngjes ne humbëm një Hero. Por mbi agresionin, krimin e terrorin fitoi Kosova, fitoi Republika. Fitoi e drejta dhe e vërteta. Dhe në fund, do të triumfojë edhe drejtësia”, tha Gërvalla duke shtuar se Republika e Kosovës nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari drejtësi, derisa përgjegjësit të përballen me të, kudo që fshihen dhe sado i fuqishëm të jetë pushteti që i mbron./teve1.info/

Tags: Afrim Bunjakudonika gervallaherorikujtimTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova rrezikon humbje fondesh nga Plani i Rritjes

BE-ja për Banjskën: Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë

Schuebel nderon Afrim Bunjakun, kërkon përgjegjësi për sulmin në Banjskë

Schuebel nderon Afrim Bunjakun, kërkon përgjegjësi për sulmin në Banjskë

​Zulfaj kërkon mbështetjen e Bundestagut për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës në BE

​Zulfaj kërkon mbështetjen e Bundestagut për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës në BE

Zakharova shpërndan narrativen propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

Zakharova shpërndan narrativen propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën