TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kulla: Kam qenë që në fillim kundër Gjykatës Speciale, kjo çështje nisi dhe u mbyll me padrejtësi

by Tëvë1
21 minuta ago
0
A A
Kulla: Kam qenë që në fillim kundër Gjykatës Speciale, kjo çështje nisi dhe u mbyll me padrejtësi

Drejtori i Global Crisis Group, Ilir Kulla, ka komentuar vendimin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët në total janë dënuar me 81 vjet burgim.

Kulla ka folur për këtë çështje në emisionin “Matrix” në Tëvë1, me moderator Mehmet Kalisi, ndërsa është pyetur edhe për qëndrimin e tij ndaj themelimit të Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se ka qenë kundër kësaj gjykate që në fillim, duke treguar se për këtë çështje kishte pasur edhe përplasje me ish-presidentin Hashim Thaçi.

“Kam qenë krejt në fillim fare kundër kësaj gjykate. Edhe me z. Hashim Thaçi jemi grindur për këtë gjykatë. Sot po e vuajnë ata dhe familja e tyre, sepse të kesh një njeri në burg, në ato kushte, e di familja se çfarë stresi është. Por kjo gjë tashmë ka ikur. Është se si do të vazhdohet, si do të vijohet në raport me padrejtësinë. Unë ta thashë se kjo ka filluar me padrejtësi dhe u mbyll me padrejtësi”, ka deklaruar Kulla.

Ai ka thënë se në biseda private kishte shprehur edhe më herët shqetësimin se ish-krerët e UÇK-së mund të dënoheshin.

“Edhe në biseda private unë ta kam thënë se do të dënohen dhe do të bëhen shembull, por unë shpresoj me zemër se kjo nuk do të bëhet”, është shprehur ai.

Kulla ka ngritur pikëpyetje edhe rreth disa prej pretendimeve të trajtuara gjatë procesit gjyqësor, duke iu referuar periudhës së luftës dhe zhvillimeve pas përfundimit të saj.

“Ka një element interesant, ku gjyqtarë, nga viti 1997 deri në qershor të vitit 1999, në mediat e Kosovës, në propagandë dhe në mediat sociale, i referohen edhe shumë ngjarjeve që kanë ndodhur vite pas datës 20 qershor. Por do t’i kthehem asaj në publik që ka thënë miku im, Kadri Veseli: UÇK-ja ka qenë deri më 12 qershor. Edhe demilitarizimi është bërë në shtator dhe pas kësaj nuk ka pasur UÇK”, ka thënë Kulla.

Ai ka theksuar se kushdo që ka kryer krime duhet të përballet me përgjegjësinë, por ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si, sipas tij, është përdorur kjo çështje.

“Kush ka bërë krime, le të shkojë t’u përgjigjet. Pra, çështja është: përdorim politik për interesa politike, apo më keq, mafioze apo biznesi, të njërës palë apo të palës tjetër, po i jep faturë Kosovës sot. Edhe sot vazhdojnë e flasin, se as nuk i dinë gjërat, as nuk i kuptojnë gjërat”, ka deklaruar Kulla.

Tags: HagaIlir Kullaish kreret e uckMATRIXTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis dita e gjashtë e protestës kundër vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së

Nis dita e gjashtë e protestës kundër vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së

Trupi gjykues: Thaçi kishte dijeni për krimet dhe nuk i parandaloi

Mediumi gjerman kritikon vendimin e Hagës: Thaçi 25 vjet, zyrtarë serbë për krime kundër njerëzimit u dënuan më pak

Vendimi i Speciales për Thaçin dhe të tjerët, VV: Kjo gjykatë po prodhon padrejtësi

Deputeti i VV-së i reagon Çitakut: Çështja e Speciales nuk duhet të trajtohet me kalkulime politike

“Kam humbë mijëra euro” – Bizneset në hall me rrymën e dobët në lagjen Taukbahçe në Prishtinë

16 javë protestë në Tiranë

Bariu dyshohet se kërcënoi turistët ndërkombëtarë në Bjeshkët e Nemuna, Prokuroria nis hetimet

Bariu dyshohet se kërcënoi turistët ndërkombëtarë në Bjeshkët e Nemuna, Prokuroria nis hetimet

Kulla: Kam qenë që në fillim kundër Gjykatës Speciale, kjo çështje nisi dhe u mbyll me padrejtësi

Kulla: Kam qenë që në fillim kundër Gjykatës Speciale, kjo çështje nisi dhe u mbyll me padrejtësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën