Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka shënuar fitore bindëse në Kampionatin Evropian të boksit “Sofje 2026”, që po zhvillohet në Bullgari.
Sadiku triumfoi 5:0 ndaj ruses Alina Pushkar në kategorinë deri në 60 kilogramë, duke dominuar duelin nga fillimi deri në fund.
Ajo zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer në të tri raundet, duke treguar teknikë, ritëm dhe kontroll të plotë.
Në raundin e dytë, ajo e detyroi referin të numëronte nokdaun ndaj boksieres ruse.
Kujtojmë se Donjeta e fitoi medaljen e artë në Lojëra Mesdhetare.










