TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Prishtina në ritmin e maratonës, disiplina mbi 42 kilometra

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
​Prishtina në ritmin e maratonës, disiplina mbi 42 kilometra

Ka filluar edicioni i 26-të i maratonës “Prishtina 2026” me mbi 1 mijë e 700 vrapues, nën organizimin e Federatës së Atletikës së Kosovës.

Kryetari i kësaj federate, Halil Sylejmani për KosovaPress tha se ka garues ndërkombëtarë, jo vetëm shqiptarë derisa tregoi edhe disiplinat që posedon kjo maratonë.

“Garues ka shumë si sot. Janë mbi 1700 garues. Dhe është në disa disiplina. Disiplina është 42 kilometra 195 metra, është 21, 10 kilometra, 5 kilometra edhe 2 kilometra për fëmijë. Kjo e bën një numër shumë të madh të garuesve, të cilëve unë i dëshiroj sukses të gjithsecilit që të fiton”, tha Sylejmani.

Ai tha se maratona e nisur në orën 09:00 do të zgjasë 6 orë, ndonëse sipas tij, kanë probleme me komunikacion, ani se e kanë paralajmëruar si aktivitet tek autoritet.

“Terreni është bukur i mirë, por kemi pak probleme me komunikacion, se ka shumë komunikacion edhe pse i kemi bërë kërkesë që t’i ikim kësaj… kësaj kohe domethënë të ketë 5-6 orë, mirëpo secili shikon interesin e vet, besoj që kanë mirëkuptim edhe nuk na pengojnë. Që kjo çka ka filluar mirë të përfundojë edhe mirë, që të dalim vetëm për mirë, ta përfaqësojmë veten, ta përfaqësojmë shtetin tonë, i cili është vërtet i lirë për secilin që dëshiron të merr pjesë. Sa kam mundur të shoh, ka edhe nga Vojvodina apo nga Serbia, ka edhe nga Kroacia, Sllovenia e shumë të tjerë, Maqedonia. Kjo që e ka bërë një garë kombëtare e cila vërtet vlen për secilin për veti, por edhe për vendin të cilin e përfaqësojnë”, tha tutje ai.

Më tej, Sylejmani bëri të ditur se janë të përfshira të gjitha grupmoshat derisa theksoi se ndër garuesit më të moshuar është shtetasi nga Shqipëria, Muhamet Rama, mbi 70 vjeç.

Pjesëmarrës në këtë maratonë ishte edhe Artan Thaçi, djali i ish-humoristit të njohur Rasim Thaçi.

Ai për KosovaPress tha se nuk është hera e parë që vrapon në këtë maratonë, por që këtë herë kishte një dedikim më të veçantë. I veshur me një fanellë me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Thaçi tregoi se këtë herë vrapimi kishte domethënie të veçantë. Mes tjerash, ai, çdo ditë që po kalon pas aktgjykimit dënues po e përshkruan si ditë zie.

“Nuk është hera e parë. Është disa herë që marrë pjesë. Domethënë në këtë edicion, në krahasim me edicionet e tjera ka qenë një vrapim me dedikim, domethënë pikërisht me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…Secila ditë që po kalon ndoshta mos me tepruar në shprehje, po sikur me qenë një ditë zie. Po shihet që atmosfera, energjia e njerëzve domethënë nuk është aspak e mirë. Vendimi patjetër që është vendim i padrejtë edhe po shihet që është i ndikuar politikisht. Kështu që ne gjithmonë si popull shpresojmë që me një ditë do të lirohen, po sa më shpejt është fjala. Dhe le të vijnë në vendin e vet, se ne nuk mundemi me u krahasuar me agresorin, me njerëzit që kanë kryer gjenocid. Kështu që po shpresoj shumë që do të kthehen sa më shpejt”, tha Thaçi.

Ndërsa, Abide Ujkani që vrapoi 5 kilometra tregoi që kjo është hera e tretë që marrin pjesë në maratonë.

“Jam vrapuese. Është viti im i tretë që marr pjesë në Maratonën e Prishtinës… Organizimi si zakonisht ka qenë on top, nuk ka qenë vështirë asnjë pikë. Unë kam vrapuar 10 kilometra edhe po mendoj ndoshta që u bë ky send çdo vit, ia kam marrë për dore kështu që pa asnjë problem, gjithçka ka shkuar shumë mirë”, tha Ujkani.

Në maratonë nuk munguan as fëmijët, ishte Sara Lekaj, 10 vjeçare që mori pjesë për herë të parë në këtë edicion.

“Ka qenë shumë e mirë për mu kjo eksperiencë, në disa vende ka qenë pak më e vështirë, po në fund e kam arritur synimin…Sot i kam vrapuar 5 kilometra…Përvojë e mirë, shpresoj që të vijmë edhe viteve të tjera”, u shpreh Lekaj.

Në fund, u potencua rëndësia e pjesëmarrjes në këso maratona dhe u shpreh inkurajim që të shtohen ende më shumë garuesit viteve vijuese.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Haradinaj: Kurti e ka problem Republikën e 17 shkurtit, synon ta shpërbëjë

Haradinaj për mobilizimin e diasporës: Nuk janë vëzhgues të historisë, por gardianë të saj

Haziri: LDK po analizon rezultatin zgjedhor dhe ftesën për bashkëpunim, zgjedhjet e reja nuk janë opsion

Haziri për identifikimin e tre veprimtarëve: Lajm i madh pas më shumë se 27 vitesh

Fillon protesta në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

“Të jemi shumë, të jemi bashkë”, – “Liria ka Emër” bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e sontme

Kurti viziton shkollën në New York ku mësohet shqip: Një arritje e rëndësishme

Irani kushtëzon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit me përmbushjen e angazhimeve nga SHBA-të

Irani kushtëzon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit me përmbushjen e angazhimeve nga SHBA-të

​Prishtina në ritmin e maratonës, disiplina mbi 42 kilometra

​Prishtina në ritmin e maratonës, disiplina mbi 42 kilometra

Kurti viziton shkollën në New York ku mësohet shqip: Një arritje e rëndësishme

Kurti viziton shkollën në New York ku mësohet shqip: Një arritje e rëndësishme

Qindra dronë ukrainas drejt Moskës në ditën e fundit të votimeve, raportohet për dy të vrarë

Qindra dronë ukrainas drejt Moskës në ditën e fundit të votimeve, raportohet për dy të vrarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën