Një grua është arrestuar në Malishevë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht renë e saj.
Sipas Policisë së Kosovës, nga rasti nuk raportohet të ketë persona të lënduar. Pas intervistimit të palëve, prokurori ka vendosur që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.
“DHUNË NË FAMILJE/Malishevë 19.09.2026-12:00. Është arrestuar e dyshuara f/k, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën f/k (rejën e sajë). Nuk raportohet për të lënduar. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor./teve1.info/







