Sot në Prishtinë do të mbahet protesta e radhës në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tubimi do të zhvillohet në sheshin “Skënderbeu”, duke nisur nga ora 21:00, në të njëjtën kohë sikurse protesta e mbajtur mbrëmë.
Protestat në kryeqytet kanë nisur të mërkurën dhe kanë vazhduar edhe gjatë ditëve të fundit, me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Edhe protesta e sotme pritet të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa qytetarët janë ftuar të marrin pjesë në tubim.




