Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar publikimin e plotë të aktgjykimit përmes të cilit janë dënuar Hashim Thaçi dhe të tjerët.
Ajo ka thënë se s’mund të dënosh çlirimtarët e një populli, e pastaj të mos e publikosh aktgjykimin e plotë e pa asnjë redaktim.
“Le ta shohë populli se mbi çfarë “faktesh” e “dëshmish” është ndërtuar një vendim i tillë ndaj katër burrave që rastësisht janë gjallë, sepse kur e kanë veshur uniformën me tri shkronjat e arta, më afër se këmishën në trup e kanë pasë vdekjen”, ka shkruar Çitaku.
“Nuk mundesh me i dënu çlirimtarët në emër të popullit, e pastaj mos me e publiku të plotë, pa asnjë redaktim, aktgjykimin mbi të cilin i ke dënuar. Të plotë. Pikë e presje. Le ta shohë populli se mbi çfarë “faktesh” e “dëshmish” është ndërtuar një vendim i tillë ndaj katër burrave që rastësisht janë gjallë, sepse kur e kanë veshur uniformën me tri shkronjat e arta, më afër se këmishën në trup e kanë pasë vdekjen. Publikojeni të plotë. Pa redaktime”, shkruan Vlora Çitaku.







