TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Maratona “Prishtina 2026”, të dielën bllokohen disa rrugë, Policia tregon alternativat

by Tëvë1
2 muaj ago
4
A A
Maratona “Prishtina 2026”, të dielën bllokohen disa rrugë, Policia tregon alternativat

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën, më 20 shtator 2026, do të ketë kufizime dhe bllokime të qarkullimit në disa rrugë të Prishtinës dhe Fushë Kosovës, për shkak të zhvillimit të maratonës ndërkombëtare “Prishtina 2026”.

Sipas Policisë, masat e trafikut do të përfshijnë edhe një pjesë të autostradës, ndërsa bllokimet do të zbatohen nga ora 09:00 deri në përfundim të maratonës.

“Policia e Kosovës do të ndërpresë qarkullimin e automjeteve në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë në drejtim të Pejës dhe anasjelltas, deri te nyja (kyçja në autostradën ‘Ibrahim Rugova’)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e pjesëmarrësve dhe menaxhimin e trafikut gjatë aktivitetit.

Këto janë rrugët alternative

1. Pejë – Prishtinë:
Ngasësit që udhëtojnë nga Peja drejt Prishtinës rekomandohet të përdorin rrugën Sllatinë – Magurë – Lipjan, dhe më pas të lidhen me rrugën nacionale Ferizaj – Prishtinë.

2. Pejë/Fushë-Kosovë:
Për udhëtimin nga Peja dhe Fushë-Kosova, alternativa është rruga Sllatinë – Bardh i Vogël – Kuzmin – Fushë-Kosovë.

3. Prishtinë/Veternik – Pejë/Aeroport:
Ngasësit duhet të përdorin drejtimin Prishtinë – Lipjan – Rufc i Ri – Poturoc – Magurë – Aeroport.

4. Mitrovicë – Pejë/Aeroport:
Rekomandohet përdorimi i autostradës nga Mazgiti në drejtim të Shkupit, me dalje në Lipjan dhe vazhdim përmes Rufc i Ri – Poturoc – Magurë – Aeroport.

5. Mitrovicë – Ferizaj:
Qarkullimi do të jetë i lirë në rrugën nacionale dhe nuk parashikohen ndalesa për këtë drejtim.

6. Transporti publik:
Autobusët në relacionin Prishtinë – Fushë-Kosovë – Aeroport dhe në drejtim të Pejës nuk duhet të qarkullojnë në rrugën e bllokuar gjatë zhvillimit të garës, por duhet të përdorin rrugët alternative.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë mirëkuptim, të planifikojnë udhëtimet me kohë dhe t’i respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë për të shmangur vështirësitë në trafik.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lind fëmija i parë pas fertilizimit të asistuar në QKUK, shtatzënia u arrit përmes IVF-së

Lind fëmija i parë pas fertilizimit të asistuar në QKUK, shtatzënia u arrit përmes IVF-së

Çitaku takoi Hargreaves, diskutuan për zhvillimet politike dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

Çitaku takoi Hargreaves, diskutuan për zhvillimet politike dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

Kurti: Raportet me Zvicrën po i avancojmë

Kurti: Raportet me Zvicrën po i avancojmë

Mbi 6 mijë e 500 qytetarë të vaksinuar kundër gripit sezonal në Prishtinë, njofton Rama

KB Peja angazhon amerikanin me pasaportë të Kosovës

KB Peja angazhon amerikanin me pasaportë të Kosovës

Kurti: Raportet me Zvicrën po i avancojmë

Kurti: Raportet me Zvicrën po i avancojmë

Betejë për pasurinë e Michael Jackson, vajza e tij kërkon shumën marramendëse

Betejë për pasurinë e Michael Jackson, vajza e tij kërkon shumën marramendëse

Mbi 6 mijë e 500 qytetarë të vaksinuar kundër gripit sezonal në Prishtinë, njofton Rama

Mbi 6 mijë e 500 qytetarë të vaksinuar kundër gripit sezonal në Prishtinë, njofton Rama

Çitaku: PDK nuk ka hequr dorë nga ligji për Dhomat e Specializuara, do të vazhdojmë angazhimin

Çitaku: PDK nuk ka hequr dorë nga ligji për Dhomat e Specializuara, do të vazhdojmë angazhimin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën