TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Taranto 2026 si mësim për “Prishtina 2030”, nevojiten mbi 2 mijë vullnetarë

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
​Taranto 2026 si mësim për “Prishtina 2030”, nevojiten mbi 2 mijë vullnetarë

Përvoja e fituar gjatë Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026” pritet të jetë një nga elementet e rëndësishme në përgatitjet e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Përfaqësues të institucioneve dhe të Komitetit Olimpik të Kosovës, të cilët ishin pjesë e delegacionit të Kosovës në Taranto, e kanë vlerësuar pjesëmarrjen në këto Lojëra si një mundësi të rëndësishme për të parë nga afër mënyrën se si funksionon një organizim i madh ndërkombëtar, nga aspekti sportiv, organizativ dhe logjistik.

Fidani Shatri nga Ministria e Sportit thekson për KosovaPress se për Kosovën është e rëndësishme që çdo organizim paraprak të shërbejë si përvojë për vitin 2030, sidomos duke pasur parasysh se vendi për herë të parë do të jetë nikoqir i një ngjarjeje multifunksionale të përmasave të tilla.

“Çdo organizim paraprak me i parapri organizimit të cilin e kemi në vitin 2030, normal që është përvojë e mirë që të shohim nga afër organizimin e funksionimit të rrjetit organizativ të eventit, në këtë rast të Lojërave Mesdhetare. Normal që përvoja të tilla janë më se të mirëseardhura pasi që përtej organizimit që kemi pasur viteve të fundit në sporte të ndryshme, organizim të ngjarjeve multifunksionale nuk është që kemi pasur kohët e fundit ose ndonjëherë, dhe normal që hera e parë në vitin 2030, dhe çdo përvojë nga afër është më se e mirëseardhur që ta sjellim në vendin tonë dhe të na hyjë ajo përvojë në punë për Prishtina 2030”, deklaroi Shatri.

Në të njëjtën linjë është edhe zëdhënësi i KOK-ut, Kushtrim Krasniqi, i cili thotë se pjesëmarrja e një delegacioni të madh të Kosovës në Taranto kishte edhe qëllimin e qartë të marrjes së përvojës organizative, përveç asaj sportive.

“Vetë fakti pse kemi marrë pjesë me një delegacion kaq të madh, prej 163 sportistësh, dhjetëra zyrtarë, trajnerë dhe staf tjetër, ka qenë arsyeja që organizatori i ardhshëm është Prishtina 2030, jemi ne si Kosovë. Dhe synimi ynë ishte që të marrim përvojën e duhur edhe në aspektin sportiv, por edhe organizativ… Sa i përket anës organizative, natyrisht që edhe ne si staf i KOK-ut, shumica kemi qenë në Taranto për të marrë përvojën e duhur, por jo vetëm ne, por ka pasur edhe zyrtarë të federatave, sepse dihet mirë që secila federatë do të jetë organizatore e ngjarjes ndërkombëtare siç janë Lojërat Mesdhetare, pra në sportin e tyre”, u shpreh Krasniqi.

Një prej sfidave kryesore për organizimin e “Prishtina 2030” pritet të jetë edhe sigurimi dhe trajnimi i një numri të madh të vullnetarëve. Përvojat e marra nga Taranto, sipas Krasniqit, mund të ndihmojnë edhe në krijimin e një sistemi të tillë në Kosovë.

“Natyrisht që do të jetë sfidë e madhe për ne, sepse dihet mirë që vullnetarizmi është një gjë shumë kruciale për organizimin e ngjarjeve, sidomos atyre ndërkombëtare, dhe natyrisht që edhe ne duhet të organizohemi sa më mirë në mënyrë që t’i kemi më shumë se 2,000 vullnetarë. Natyrisht që nuk do të jenë vetëm nga Kosova, por duhet t’i trajnojmë edhe ata që janë, t’i angazhojmë në për ngjarje të ndryshme të federatave në mënyrë që të trajnohen për një ngjarje të tillë siç janë Lojërat Mesdhetare. Sigurisht që do të kemi edhe vullnetarë me përvojë siç ishin në Taranto apo edhe në ngjarje të tjera që kanë marrë pjesë më herët, por shumica e tyre do të jenë nga Kosova”, theksoi Krasniqi.

Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” do të jenë ngjarja më e madhe multisportive e organizuar ndonjëherë në Kosovë. Prishtina do të jetë nikoqire e edicionit të 21-të të Lojërave Mesdhetare, të cilat do të zhvillohen nga 24 korriku deri më 4 gusht 2030, me gara të planifikuara edhe në lokacione të tjera, përfshirë Durrësin për sportin e lundrimit.

Kosova fitoi të drejtën për organizimin e këtyre Lojërave më 8 shtator 2023 në Heraklion të Greqisë, në votimin e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare. Edicioni i Prishtinës pritet të mbledhë rreth 3,500 sportistë nga 26 shtete dhe të përfshijë 33 sporte.

Përvoja e marrë në Taranto 2026, nga funksionimi i strukturave organizative, angazhimi i vullnetarëve, puna e federatave, akomodimi, transporti dhe menaxhimi i garave, shihet si një mundësi konkrete për të identifikuar paraprakisht sfidat me të cilat mund të përballet Kosova në vitin 2030.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maratona “Prishtina 2026”, të dielën bllokohen disa rrugë, Policia tregon alternativat

Maratona “Prishtina 2026”, të dielën bllokohen disa rrugë, Policia tregon alternativat

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Superliga vazhdon me dy ndeshje

Korenica i kënaqur me golin te FCSB

Korenica në vend të Rrudhanit të lënduar

Shqipëria synon vendin e parë në grup, insiston selektori Maran

Shqipëria synon vendin e parë në grup, insiston selektori Maran

Maratona “Prishtina 2026”, të dielën bllokohen disa rrugë, Policia tregon alternativat

Maratona “Prishtina 2026”, të dielën bllokohen disa rrugë, Policia tregon alternativat

A mund ta shkatërrojë njerëzimin inteligjenca artificiale?

A mund ta shkatërrojë njerëzimin inteligjenca artificiale?

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Superliga vazhdon me dy ndeshje

Korenica i kënaqur me golin te FCSB

Korenica në vend të Rrudhanit të lënduar

Shqipëria synon vendin e parë në grup, insiston selektori Maran

Shqipëria synon vendin e parë në grup, insiston selektori Maran

Fillon protesta në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së vazhdon sonte në Prishtinë

Maran publikon listën e Shqipërisë

Maran publikon listën e Shqipërisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën