Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Luan Haradinaj” në Junik.
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të tipit TT, një karikator të së njëjtës armë, 52 fishekë dhe tetë gëzhoja.
“I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit nё prezencёn e avokatit mbrojtёs, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt”, thuhet në njoftim.




