TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“I dëgjova dy krisma, pastaj edhe dy të tjera”, dëshmitari rrëfen momentet e vrasjes së Muhamet Likës

by Tëvë1
1 orë ago
2
A A
“I dëgjova dy krisma, pastaj edhe dy të tjera”, dëshmitari rrëfen momentet e vrasjes së Muhamet Likës

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj ka nisur seanca gjyqësore ndaj gjashtë të pandehurve, të akuzuar për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika.

Në seancën e sotme kanë filluar të dëgjohen dëshmitarët. I pari që ka dhënë dëshminë e tij ishte Nehat Lika, i cili ka folur për rrethanat që lidhen me rastin dhe komunikimin e tij me të ndjerin.

Më pas ka dëshmuar edhe Egzon Tusha, i cili ka rrëfyer para gjykatës se ku ndodhej në momentet para se të ndodhte ngjarja dhe çfarë kishte dëgjuar.

Tusha ka deklaruar se rreth 40 minuta para ngjarjes kishte shkuar në banesë së bashku me gruan shtatzënë dhe djalin e tij. Ai ka thënë se, pasi ishte kthyer në banesë, kishte dëgjuar dy të shtëna me armë.

“Unë nja 40 minuta para se me ndodhë rasti, kom hyp me grunë shtatzënë edhe djalin, kemi shku në banesë, kemi sistemu. Prapë kom dalë, na para hyrjes së banesës, e kom dhezë një cigare, kom hy sërish brenda. Derisa po i pastroja dhëmbët, i kom dëgju krisma të armës. Fillimisht i kom dëgju dy krisma.”

Dëshmitari ka thënë se menjëherë kishte telefonuar Policinë e Kosovës në Kaçanik për t’i njoftuar për të shtënat.

“Në atë moment e kom marrë telefonin që me thirr policinë, e kom thirr direkt numrin e qendrës në Kaçanik, edhe ju shpjegova që i nijta dy krisma të armës në rrugën Idriz Seferi. Krismat ishin në banesë brenda edhe s’disha qysh me ja shpjegu që brenda ishin krismat.”

Sipas dëshmisë së tij, gjatë kohës sa ishte duke komunikuar me policinë, janë dëgjuar edhe dy të shtëna të tjera.

“T’u folë me policinë kanë ndodhë edhe dy krisma tjera. M’kujtohet që te mshelë derën e banesës me çelës, se thashë mos po tenton me hy dikush brenda, edhe ju kom thanë policisë: ‘O, hajdi te Luzha’.”

Tusha ka treguar se së bashku me të shtënat e para kishte dëgjuar edhe një britmë, të cilën e ka përshkruar si shumë të fortë.

“Kur kanë ndodhë dy krismat e para, e kom dëgju edhe një britmë, piskamë e njerit, shumë e madhe, sikur prej dhimbjes së madhe, s’po di qysh me shpjegu.”

Ai ka rrëfyer se pas të shtënave, familjarët e tij kishin dalë në korridorin e banesës.

“Kur kanë ndodhë krismat, dolën bashkëshortja, nana edhe motra, dolën në korridor të brendshëm të banesës sonë, tu thanë: ‘Çka u bo, çka u bo’. Jam kthy me i qetësu të shpisë, sidomos grunë se u kon shtatzënë në muajin e fundit dhe për shkak të kësaj traume ka lindë para kohe.”

Më pas, dëshmitari ka thënë se kishte dëgjuar zërat e fqinjëve në korridorin e ndërtesës dhe kishte dalë jashtë.

“Pastaj kam fillu me dëgju zëra të fqinjëve në korridorin e ndërtesës, edhe kom dalë edhe unë. Qaty i pashë banorët e tjerë të objektit banesor.”

Tusha ka treguar edhe se çfarë kishte parë në shkallët e ndërtesës, duke përmendur rreshterin Muhamet Lika dhe zyrtarët policorë që po tentonin t’i jepnin ndihmë.

“E kam pa armën e policit në shkallë edhe u kon polici i shtrimë në prehër të policit tjetër, Sabedin Laqi. U kon edhe Armend Raka, provojke m’i dhanë ndihmë, në bazë të sugjerimeve të Sabedinit.”

Dëshmitari ka deklaruar se Muhamet Likën e kishte njohur vetëm si banor të Kaçanikut dhe se kishin pasur edhe biseda të rastësishme lidhur me ndërtimin e banesave.

“Muhametin e kom njoftë veç si banor të Kaçanikut, pastaj edhe këta edhe ne kemi ble banesa tek një objekt tjetër banesor, edhe kemi pas biseda për ndërtimin e banesave. Takime të rastësishme”, ka thënë dëshmitari Egzon Tusha.

Seanca gjyqësore ndaj gjashtë të pandehurve po vazhdon në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Tags: GjykataMuhamet LikaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Endrit Thaçi edhe sot në protestën kundër vendimit dënues ndaj çlirimtarëve

Endrit Thaçi edhe sot në protestën kundër vendimit dënues ndaj çlirimtarëve

Nis protesta në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Nis protesta në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Hamza, Krasniqi dhe deputetët e PDK-së i bashkohen protestës në mbrojtje të UÇK-së

Hamza, Krasniqi dhe deputetët e PDK-së i bashkohen protestës në mbrojtje të UÇK-së

Nga Tetova në Prishtinë për protestën, Asipi: Duhet të punohet për zhbërjen e Gjykatës Speciale

FCSB synon transferimin e Emërllahut në janar

FCSB synon transferimin e Emërllahut në janar

Nis protesta në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Nis protesta në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

“Mesditë”- 18.09.2026

“Mesditë”- 18.09.2026

Hamza, Krasniqi dhe deputetët e PDK-së i bashkohen protestës në mbrojtje të UÇK-së

Hamza, Krasniqi dhe deputetët e PDK-së i bashkohen protestës në mbrojtje të UÇK-së

Nga Tetova në Prishtinë për protestën, Asipi: Duhet të punohet për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Nga Tetova në Prishtinë për protestën, Asipi: Duhet të punohet për zhbërjen e Gjykatës Speciale

“Uniformën e kemi paguar me gjak” – Kalimi i rrugës nga Aida Dërguti shkakton përplasje verbale mes protestuesve dhe Policisë

“Uniformën e kemi paguar me gjak” – Kalimi i rrugës nga Aida Dërguti shkakton përplasje verbale mes protestuesve dhe Policisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën