Një person është arrestuar të enjten në Podujevë, nën dyshimin se ka kanosur një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.








