Një 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën mesditën e sotme në Velipojë.
Sipas Policisë së Shqipërisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në zonën e “Plazhit të Vogël”.
Shtetasi kosovar me inicialet E. M., 82 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa po lahej në det.
Për pasojë, i moshuari është mbytur.
“Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin zyrtar.







