TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Foda flet për tërheqjen e Rrahmanit

by teve1.info
2 muaj ago
1
A A
Foda flet për tërheqjen e Rrahmanit

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, e ka komentuar vendimin e Amir Rrahmanit javën e kaluar për t’u tërhequr nga ekipi i Kosovës.

Foda ka thënë se ishte njoftuar personalisht nga Rrahmani për vendimin për t’u tërhequr nga Kosova “përderisa FFK-në e udhëheqin personat aktualë”.

“Gjithçka është shumë emocionale në Kosovë. Fakti është se Amir Rrahamani ka dhënë dorëheqjen. Ai më informoi personalisht për këtë. Por të gjithë lojtarët që janë në formë dhe që do t’i ftoj do të jenë atje të hënën dhe do të përgatiten për ndeshjet së bashku me mua”, ka thënë Foda në “CANAL+” gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës ndërmjet Sturm Grazit dhe Rennesit, shkruan të enjten mediumi i madh austriak, “Laola1”.

Foda ka mohuar se rrugën e Rrahmanit do ta ndjekin edhe të tjerët.

“Ka shumë dramë që po ekzagjerohet. Ideja se edhe më shumë lojtarë duan të bojkotojnë ekipin kombëtar nuk është e vërtetë”, ka theksuar Foda.

Rrahmani te Kosova i ka 67 paraqitje e shtatë gola. Shumicën e paraqitjeve i kishte si kapiten. Ai në fakt bëri karrierë ndërkombëtare në nivelin senior edhe te Shqipëria. Në vitin 2016 iu bashkua përfundimisht Kosovës. Dhe ka kontribuuar shumë në sukseset që i kishte Kosova.

Rrahmani njoftoi tërheqjen e përkohshme të premten e kaluar. Para se mbrojtësi 32-vjeçar i Napolit të njoftonte për largimin nga Përfaqësuesja e Kosovës, zyra e avokatëve “Hodaj & Partners” njoftoi se ka marrë përsipër përfaqësimin ligjor të futbollistit, “lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me sulmet, kërcënimet, fyerjet dhe cenimin e reputacionit të tij nga persona kyçë dhe të lidhur brenda FFK-së”. Këtë zyrë  e drejton Taulant Hodaj, që për disa vjet mbajti pozitë me rëndësi në FFK.

Sipas një postimi të kësaj zyre, “për më shumë se dy vjet, kapiteni Rrahmani është përballur me kërcënime, sulme dhe presione të vazhdueshme. Përkundër kësaj, ai ka zgjedhur që shqetësimet e tij t’i adresojë brenda dhe të mos i bëjë publike, duke vënë interesin e Kombëtares dhe të Kosovës para interesit të tij personal”.

Futbollisti prishtinas ishte shprehur i pakënaqur me drejtuesit aktualë të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe për këtë arsye ka vendosur të tërhiqet.

“Pas 10 vjetëve në Kombëtare, nga të cilat shtatë si kapiten, ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e Kombëtares së Kosovës, përderisa FFK-në e udhëheqin personat aktualë”, kishte shkruar Rrahmani.

Ai kishte lënë të kuptohet se gjërat që e kanë munduar, e që nuk i ka bërë publike, nuk ka mundur t’i zgjedhë brenda familjes kosovare të futbollit. Ka akuzuar edhe për mungesë kompetence nga përgjegjësit në federatë.

Nga Federata ende nuk ka pasur ndonjë reagim. FFK-ja nuk është deklaruar për vendimin e akuzat e Rrahmanit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Duele të forta në fazën “play-off” të Championsit

Barcelona kërkon reagimin në Champions

Futbollisti spanjoll vdes pas përplasjes

Futbollisti spanjoll vdes pas përplasjes

Kosova për herë të parë me më shumë xhudistë se xhudiste në Botëror

Xhudo, Gjakova e Fazliu ngjiten në ranglistën botërore

Krasniqi rrezikon pezullimin te Amedspori

Ermal Krasniqi në formacionin e javës në Turqi

Duele të forta në fazën “play-off” të Championsit

Barcelona kërkon reagimin në Champions

Vrasjet, Plani i Rritjes e Ligji për Specialen – flet LVV / Sulm bërthamor nga Trump?! | MESDITË

Vrasjet, Plani i Rritjes e Ligji për Specialen – flet LVV / Sulm bërthamor nga Trump?! | MESDITË

Haxhiu, Shiroka-Pula dhe Vitia vaksinohen kundër gripit sezonal, u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen

Haxhiu, Shiroka-Pula dhe Vitia vaksinohen kundër gripit sezonal, u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen

Futbollisti spanjoll vdes pas përplasjes

Futbollisti spanjoll vdes pas përplasjes

Kosova për herë të parë me më shumë xhudistë se xhudiste në Botëror

Xhudo, Gjakova e Fazliu ngjiten në ranglistën botërore

Krasniqi rrezikon pezullimin te Amedspori

Ermal Krasniqi në formacionin e javës në Turqi

​Raporti për barnat esenciale dhe listat e pritjes nxit përplasje mes pushtetit dhe opozitës në Komisionin për Shëndetësi

​Raporti për barnat esenciale dhe listat e pritjes nxit përplasje mes pushtetit dhe opozitës në Komisionin për Shëndetësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën