Policia e Kosovës njofton se një grua dyshohet se është dhunuar në Prizren.
Viktima është paraqitur në Stacionin Policor në Prizren, më 14 shtator.
Sipas Policisë së Kosovës, ajo është dërguar fillimisht në strehimore dhe më pas në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.
Personi i dyshuar për përfshirje në rast është arrestuar.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.




