Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur sot në një konferencë për media, pas aktgjykimit dënues të shpallur në Hagë.
Hamza tha se sot është dënuar i gjithë populli dhe shteti i Kosovës.
“Sot, të dënuar jemi të gjithë, si popull dhe si shtet. Sot është një ditë e rëndë për Kosovën, por sot nuk përfundon as historia, as beteja jonë për të vërtetën. Procesi juridik nuk ka përfunduar dhe fjala e fundit e drejtësisë ende nuk është thënë”, tha Hamza.







