Në Podujevë ka nisur aktiviteti “Ora e Pritjes”, përmes të cilit po numërohet mbrapsht drejt 16 shtatorit, në pritje të zhvillimeve lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Sipas një njoftimi të platformës qytetare “Liria Ka Emër”, nga Podujeva është përcjellë mesazhi për drejtësi dhe liri, si dhe për kthimin e tyre në Kosovë.
Në njoftim është theksuar gjithashtu se aktivitetet e kësaj platforme po vazhdojnë në kuadër të përgatitjeve për “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
“Kosova po pret”, thuhet në fund të njoftimit./teve1.info/







