TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shqipëria vijon të përballet me zjarre, 11 vatra aktive, situatë problematike në Malin e Dajtit

by teve1
2 muaj ago
0
A A
Shqipëria vijon të përballet me zjarre, 11 vatra aktive, situatë problematike në Malin e Dajtit

Shqipëria po përballet me 11 vatra aktive zjarri, ndërsa situata më problematike paraqitet në Malin e Dajtit.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë 6 shtatorit, deri në orën 20:00, janë raportuar gjithsej 20 vatra.

Prej tyre, 11 mbeten aktive, shtatë janë nën mbikëqyrje, ndërsa dy janë shuar.

Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar strukturat vendore dhe Forcat e Armatosura, me kapacitete tokësore dhe ajrore.

Vëmendja kryesore mbetet në Malin e Dajtit, ku flakët vazhdojnë të jenë aktive.

Në ndërhyrje po marrin pjesë edhe Forcat e Armatosura me efektivë, mjete dhe helikopter.

Situatë problematike paraqitet edhe në Kryezi të Kavajës.

Krahas forcave zjarrfikëse, në këtë zonë është angazhuar edhe një avion “Air Tractor”.

Zjarre aktive janë raportuar gjithashtu në Dibër, veçanërisht në zonën Lundre–Madhesh të Matit.

Në Lezhë po vazhdon ndërhyrja në Kalivaç–Zimaj–Kashnjet, me mbështetjen e dy helikopterëve të Forcave të Armatosura.

Në Qarkun e Shkodrës, vatra Bardhaj–Myselim mbetet aktive. Në operacion janë përfshirë strukturat vendore, vullnetarët dhe Forcat e Armatosura, përfshirë dy helikopterë. Flakët vazhdojnë edhe në Kulumri të Fushë-Arrëzit.

Vatra aktive janë regjistruar edhe në Kropisht të Selenicës dhe Vokopolë të Poliçanit.

Ndërkohë, disa zjarre në Korçë, Elbasan, Durrës, Fier, Kukës dhe Shkodër janë nën mbikëqyrje.

Situata në Drizë–Peshtan–Frakull të Fierit po ashtu po monitorohet.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po e ndjek situatën në të gjithë territorin e Shqipërisë, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e tjera përgjegjëse.

Kapacitetet operacionale mbeten në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje, me prioritet mbrojtjen e jetës së qytetarëve, banesave dhe pronës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë

​Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë

Përleshje mes të rinjve në Has, 16-vjeçari plagos tre shokët e klasës

Përleshje mes të rinjve në Has, 16-vjeçari plagos tre shokët e klasës

Një i vrarë dhe katër të plagosur në Paris

Një i vrarë dhe katër të plagosur në Paris

Berisha: Rama dhe Vuçiç janë armiq të pavarësisë së Kosovës

Berisha: Rama dhe Vuçiç janë armiq të pavarësisë së Kosovës

​Kompany përfundon në spital pas stërvitjes së Bayernit

​Kompany përfundon në spital pas stërvitjes së Bayernit

Arifi kritikon PDK-në për ligjin për Specialen: Veprim i papërgjegjshëm

Arifi kritikon PDK-në për ligjin për Specialen: Veprim i papërgjegjshëm

​Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë

​Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë

Ditari: 23.10.2026

Ditari: 23.10.2026

Edhe një futbollist e largohet nga Kosova, bashkohet me Shqipërinë

Edhe një futbollist e largohet nga Kosova, bashkohet me Shqipërinë

Shiroka-Pula takon homologun hungarez, kërkon mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

Shiroka-Pula takon homologun hungarez, kërkon mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

Portieri italian i Serie A pajiset me pasaportë shqiptare, mund të luajë për kombëtaren kuqezi

Portieri italian i Serie A pajiset me pasaportë shqiptare, mund të luajë për kombëtaren kuqezi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën