Një pistoletë me dy fishekë është konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë kontrollit të një automjeti në Çagllavicë.
Sipas raportit policor, arma është gjetur në çantën e krahut të të dyshuarit.
Rasti ka ndodhur më 6 shtator, rreth orës 21:10, në lagjen NIC.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.







