Policia ka identifikuar dy persona, një shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetas kosovar, të cilët dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas raporit të policisë, rasti ka ndodhur më 6 shtator në Han të Elezit, gjatë vëzhgimit të vijës kufitare nga zyrtarët policorë.
Sipas Policisë, dy personat janë intervistuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.







