TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Serbia glorifikon Mladiqin

by Teve1
1 orë ago
1
A A
Serbia glorifikon Mladiqin

Të dënuarit nga drejtësia ndërkombëtare për gjenocid në Srebrenicë, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjeneralit serb, Ratko Mladiq, në Beograd i jepet lamtumira e fundit me ceremoni komemorative. Në komemoracion mori pjesë edhe ministri i Drejtësisë në këtë shtet, Nenad Vujiq.

Opozita proevropiane në Serbi dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë kritikuar këto veprime shtetërore, duke vlerësuar se e dëmtojnë imazhin e Serbisë dhe procesin e pajtimit në rajon.

Para Shtëpisë së Ushtrisë së Serbisë, në qendër të Beogradit, bluza të zeza, ndonjë uniformë ushtarake dhe portreti i Ratko Mladiqit me mbishkrimin “hero”. Mbështetës të tij nga Serbia dhe Republika Serpska u mblodhën gjatë ceremonisë komemorative për t’i dhënë, siç thonë, lamtumirën e fundit.

Krahas familjarëve dhe qytetarëve, nga zyrtarët e Serbisë në komemoracion mori pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Nenad Vujiq. Për të pranishmit, aktgjykimi i formës së prerë ndaj Mlladiqit, nga drejtësia ndërkombëtare, nuk e ka ndryshuar perceptimin për të.

“Kam ardhur për t’i bërë nderimet dhe për t’i shprehur mirënjohjen Ratko Mladiqit”, ka thënë një qytetare.

“Ky ishte një akt i domosdoshëm. Ai ka qenë ushtarak gjatë gjithë jetës, patriot, ky është mendimi im”, ka thënë një qytetar.

“Sot jam këtu, besoj si të gjithë këta njerëz, për t’i bërë nderimet heroit tonë. Mendoj se populli serb do të tregojë se çfarë do të thotë gjenerali Ratko Mladiq për të dhe çfarë do të përfaqësojë edhe për brezat e ardhshëm”, ka thënë qytetari.

Por, Ratko Mladiq është dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia ndërkombëtare, ndër të tjera për gjenocidin në Srebrenicë, si dhe për krime të tjera lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Pikërisht përfshirja e institucioneve dhe përfaqësuesve të shtetit në ngjarjet pas vdekjes së Mladiqit ka nxitur kritika në një pjesë të shoqërisë serbe.

Opozita proevropiane vlerëson se nderimet shtetërore për një person të dënuar për gjenocid dëmtojnë imazhin e Serbisë dhe procesin e pajtimit në rajon.

“Lavdërimi dhe nderimet shtetërore për një person me një aktgjykim të tillë i shkaktojnë dëm të pallogaritshëm imazhit të Serbisë në botë, bllokojnë procesin e pajtimit rajonal dhe cenojnë rëndë vetë ligjet e saj”, ka thënë Bojan Kostresh, Kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës.

Kritika vijnë edhe nga shoqëria civile, e cila vlerëson se përfaqësuesit e pushtetit ditët e fundit kanë krijuar një atmosferë që e shtyn në plan të dytë faktin se Mladiq është dënuar për gjenocid dhe krime lufte.

“Nderimet shtetërore dhe ushtarake që iu bënë Mladiqit, nga toga ceremoniale dhe transporti nën kamerat televizive, deri te komemoracioni, tregojnë se për regjimin në Beograd një kriminel lufte është më i rëndësishëm sesa anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, ka thënë Marko Milosavleviq nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.

Mladiq do të varroset të hënën, më 7 shtator, në Beograd. Kritika ka nxitur edhe përfshirja e disa pushteteve lokale në organizimin e transportit të qytetarëve për në varrim. E gjithë kjo rikthen edhe një herë çështjen e raportit të shtetit dhe shoqërisë në Serbi me luftërat e viteve ‘90 dhe me faktet për krimet e luftës të vërtetuara me vendime ndërkombëtare gjyqësore. /RTK

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndërron jetë ish-ushtari UÇK-së, Afrim Mehmetaj

Ndërron jetë ish-ushtari UÇK-së, Afrim Mehmetaj

Wilson: Vuçiq po tenton të bëhet kryeministër për të vazhduar sundimin e tij të korruptuar, si Putini

Wilson: Vuçiq po tenton të bëhet kryeministër për të vazhduar sundimin e tij të korruptuar, si Putini

Në Llap ndizet “Zjarri i Lirisë” – ish-komandantët e UÇK-së kërkojnë liri për krerët e UÇK-së në Hagë

Në Llap ndizet “Zjarri i Lirisë” – ish-komandantët e UÇK-së kërkojnë liri për krerët e UÇK-së në Hagë

BE-ja e ashpërsoi qëndrimin ndaj Serbisë për varrimin e Mladiqin

BE-ja e ashpërsoi qëndrimin ndaj Serbisë për varrimin e Mladiqin

Ndërron jetë ish-ushtari UÇK-së, Afrim Mehmetaj

Ndërron jetë ish-ushtari UÇK-së, Afrim Mehmetaj

Ndeshja Drita – Drenica nis me mesazh në mbështetje të krerëve të UÇK-së në Hagë

Ndeshja Drita – Drenica nis me mesazh në mbështetje të krerëve të UÇK-së në Hagë

Wilson: Vuçiq po tenton të bëhet kryeministër për të vazhduar sundimin e tij të korruptuar, si Putini

Wilson: Vuçiq po tenton të bëhet kryeministër për të vazhduar sundimin e tij të korruptuar, si Putini

Në Llap ndizet “Zjarri i Lirisë” – ish-komandantët e UÇK-së kërkojnë liri për krerët e UÇK-së në Hagë

Në Llap ndizet “Zjarri i Lirisë” – ish-komandantët e UÇK-së kërkojnë liri për krerët e UÇK-së në Hagë

Drita ndahet baras me Drenicën

Drita ndahet baras me Drenicën

Serbia glorifikon Mladiqin

Serbia glorifikon Mladiqin

BE-ja e ashpërsoi qëndrimin ndaj Serbisë për varrimin e Mladiqin

BE-ja e ashpërsoi qëndrimin ndaj Serbisë për varrimin e Mladiqin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën