TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lushtaku i kundërpërgjigjet Abdixhikut për bllokun opozitar: Pallavra, mos e përdor emrin tim

by Tëvë1
1 orë ago
2
A A
Lushtaku i kundërpërgjigjet Abdixhikut për bllokun opozitar: Pallavra, mos e përdor emrin tim

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku iu ka kundërpërgjigjur kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se LDK nuk bashkohet me Lushtakun në shesh.

Abdixhiku ditë më parë deklaroi se bashkimi apo krijimi i një blloku opozitar me Sami Lushtakun nuk është rruga e LDK-së.

“Nëse dikush e ka ëndërr me u ba bashkë me Saminë e me dal në sheshe, edhe me i ba partitë bashkë për besë nuk është kjo LDK-ja jonë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, për Lushtakun këto janë “përralla”, të Abdixhikut.

“E vërteta është që unë me asnjë deputet të tijin nuk jam taku ndonjëherë, po s’jam taku as me kryetarin e LDK-së. Kështu që kur duanë, kanë qejf me shit pallavra e gjejnë një mundësi edhe me përdorë emrin tim. Kështu që e kisha lut që mos me përdor emrin tim, s’ka nevojë, s’ka asnjë arsye. Unë mendoj që ai është drejtues apo kryetar i LDK-së, ai le të merret me LDK-në, jo me mu. Është e padrejtë sepse unë asnjëherë vërtet as s’merrem as s’kam fol… Unë kam shokë në të gjitha partitë politike, në këtë rast edhe në LDK. Po me njerëz domethënë që janë përgjegjës apo janë nëpër kryesi apo deputet, unë asnjëherë s’jam taku”, tha ai.

Lushtaku i tha KosovaPress-it se Abdixhiku duhet të zgjidhë problemet brenda shtëpisë së vet politike dhe mos të merret me të

“Po i del interesant domethënë, kur ta përdorin emrin tim koxha po u del interesant, kështu që unë mendoj që ai duhet t’i zgjidhë problemet brenda shtëpisë së vet. Ai s’ka nevojë me u marrë me asnjë”, tha ai.

Deklaratën e Abdixhikuat e ka komentuar edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.

“Sot edhe përgjithmonë do t’ju themi secilit që liria e Kosovës është paguar me një çmim të jashtëzakonshëm. Jemi në një vend të shenjtë dhe nuk duhet të shohim në deklarata skandaloze, në deklarata të cilat veç deklarata politike nuk janë, por ka kalu koha që me komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ose me emrat e komandantëve të UÇK-së t’i mbulojnë dështimet e tyre politike e jetësore. Prandaj nga këtu edhe sot ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që me 12 shtator të mblidhemi në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, dhe ta themi me zë të lartë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka bërë krime. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka mbrojtur tokat e tona, ka mbrojtur fëmijët e Kosovës, ka mbrojtur gjyshërit dhe gjyshet tona, nga një okupator, nga një shtet gjenocidal siç ka qenë Serbia”, tha ajo.

Përndryshe, Abdixhikut ka kundërshtuar idenë e krijimit të një blloku opozitar me parti të tjera, duke thënë se një afrim i tillë do ta dëmtonte LDK-në elektoralisht.

Abdixhiku u shpreh se LDK-ja dhe elektorati i saj kanë dallime thelbësore me partitë e tjera dhe se një bashkim i tillë nuk përkon me identitetin e partisë.

Tags: Bllokada politikeLDKpdkSami LushtakuTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza: Nga sot PDK-ja kalon në fazë tjetër të veprimit, do ta rikthejmë ligjshmërinë

Hamza: Nga sot PDK-ja kalon në fazë tjetër të veprimit, do ta rikthejmë ligjshmërinë

“Buka e gojës nuk guxon të paguhet me jetë”, Ramadani reagon për vdekjet në KEK

Ramadani kritikon VV-në për afatin e konstituimit të Kuvendit: As interpretimin e tyre politik nuk po e respektojnë

500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në hapësira publike në Prishtinë

500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në hapësira publike në Prishtinë

Arrestohet një i mitur në Podujevë, sulmoi me thikë bashkëmoshatarin e tij

I mituri ther me thikë dy të mitur në Drenas, arrestohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën