TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Katër dënime me nga 40 vite – Kush është Milorad Ulemek, famëkeqi “Legija” – i cili pas Jasharëve, i vrau të vetët

KUsh është Milorad Ulemek, i njohur me nofkën “Legija”? Kronika në vazhdim e sjell profilin e komandantit famëkeq serb, i cili kreu krime luftë në luftën e Kroacisë, Bosnjës dhe atë të Kosovës, ndërsa në fund, u kthye dhe i vrau edhe të vetët në Serbi.

by Arlind Beqiraj
1 orë ago
14 0
A A

Nga viti 2010, ndodhet në burgun e sigurisë së lartë në Zabela të Serbisë.

Kjo pasi Milorad Ulemek, u dënua katër  herë me nga 40 vite burgim.

Por, çfarë bëri personi i njohur me nofkën “Legija” që e shtyri Gjykatën e Lartë në Beograd, t’i  shqiptojë këto dënim ndaj tij?

Me 12 mars të vitit 2003, disa krisma armësh u dëgjuan në hyrjen e pasme të ndërtesës së qeverisë serbe në Beograd.

Shpejt u kuptua se cak i tyre, ishte vet shefi i kësaj qeverie, Zoran Gjingjiq, i cili mbeti i vrarë në vend.

Ndonëse vet nuk ishte atentatori, hetimet zbuluan se urdhrin për vrasjen e ish-kryeministrit serb, e dha Milorad Ulemek.

Kjo u provua edhe në gjykatore, teksa Ulemek u dënua me 40 vite burgim.

E shumë shpejt u kuptua, se ky nuk ishte krimi i parë i këtyre përmasave për të cilën “Legija” ishte fajtori kryesor.

Milorad Ulemek, ishte organizator edhe në rrëmbimin dhe vrasjen e Ivan Stamboliq,  ish-presidentit serb dhe njeriut që po e synonte pozitën e Slobodan Millosheviqit.

Por, pavarësisht këtyre dënimeve, për krimet më të rënda në jetën e tij, “Legija” nuk doli kurrë para drejtësisë.

Në fillim të viteve të ’90-ta, Ulemek shërbeu si komandant i njësive paramilitare në Kroaci, të formuara nga krimineli famëkeq, Zheljko Raznatoviq, i njohur si “Arkani”

Të dy këta, “Arkan” e “Legija” krimet e luftës kundër popullatës civile, i vazhduan edhe në luftën e Bosnjës, ku i udhëhoqën aksionet kundër civilëve të pafajshëm, përfshirë atë në Bijelinë.

Ndërkohë, në vitin 1998, Legija e mori përsipër edhe një nga krimet më të mëdha të luftës të shtetit serb.

Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ai udhëhoqi në terren aksionin kundër lagjes Jashari në Prekazin e Skenderajt.

Madje, për sulmin e 5 marsit të vitit 1998, Ulemek si komandant i Njësisë për Operacione Speciale, e soll bashkë me njësitin e  tij nga Beogradi në Prekaz.

E gjitha kjo nën direktivat e Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Për këtë, dënimi i pestë dhe më i rëndi për kriminelin famëkeq serb, duket se do të shpallet në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Por, i gjithë procesi gjyqësor ndaj “Legijas” dhe 34 të tjerëve të akuzuar për këtë rast, do të zhvillohet sipas rregullave të gjykimit në mungesë, meqë Serbia nuk i ekstradon as kriminelët e tillë të luftës për t’u përballë me drejtësinë.

 

 

 

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Hasanpapaj: Afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit janë shkelur, por institucionet duhet të formohen

Hasanpapaj: Afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit janë shkelur, por institucionet duhet të formohen

Tragjedi në Shtime, gruaja 46-vjeçare ndërron jetë pasi bie nga kati i tretë i një ndërtese

Gjendet pa shenja jete një person në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë

Një burrë është gjetur pa shenja jete të shtunën në mbrëmje në Pejë

Një person është gjetur pa shenja jetë në Gjakovë

Dalin përgjimet, BIA e angazhuar për mbledhjen e votave për SNS-në dhe Vuçiqin

Dalin përgjimet, BIA e angazhuar për mbledhjen e votave për SNS-në dhe Vuçiqin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën