TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Po presin të bie dikush, e pastaj ta rregullojnë” – Gjendja e rëndë e urës në Smallushë të Lipjanit

Banorët e Smallushës së Lipjanit çdo përballen me rrezik, kur kalojnë nëpër urën e fshatit. Ndonëse ajo u dëmtua nga e vërshimet e rreth tetë muajve më parë, akoma nuk është riparuar.

by Teve1
2 muaj ago
2 0
A A

Vërshimet e janarit e dëmtuan rëndë urën në Smallushë të Lipjanit.

Madje për ditë të tëra ajo mbeti e pakalueshme.

Disa ditë pas vërshimeve u bë një intervenim, duke bërë një zgjidhje të përkohshme për urën.

Tetë muaj pas, gjendja e urës mbetet shqetësuese.

Banorët kanë frikë se ndokush edhe mund ta pësoj nga këto dëmtime të urës.

“Prej vërshimeve është kështu, por këta e kanë ndreq veç përkohësisht. U kane edhe kryetari e ka kqyr tha duhet me u rregullua, por kjo ka mbet kështu kjo. Veç deri të bien dikush se nuk vjen më askush me kqyr, e kur bien e tëra pastaj vrapojnë krejt. Kjo duhet me u rregullua para se me ra dikush e me u lëndua se kjo krejt lëvizë”, deklaroi banori Bislim Krasniqi.

E banori tjetër, Salih Sopa, tregon se shumë fëmijë kalojnë çdo ditë nëpër këtë rrugë.

“Ura është prej kohës së vërshimeve prej fillimit të vitit, fillim të viti janë ardh e kanë bërë një improvizim këtu mbas katër pesë ditë edhe më nuk kanë qenë këtu. Kjo urë ka filluar të dëmtohet prapë besoj që brenda javës kjo është e pakalueshme, tash që ka filluar mësimi fëmijët duhet të kalojnë këndej”, tha Sopa.

Televizioni ka kontaktuar gjatë ditës edhe me komunën e Lipjanit, të cilët në një përgjigje me shkrim kanë treguar se tashmë janë ndarë mjetetet për ndërtimin e urës së re në fshatin Smallushë.

“Lënda aktualisht është në procedurë të prokurimit publik. Operatorët Ekonomikë të interesuar do të kenë mundësinë të ofertojnë në kuadër të procedurës së tenderimit. Bazuar në dinamikën e procedurave, presim që brenda këtij muaji të përfundojë procesi dhe të lidhet kontrata për realizimin e projektit”, shkruhet në njoftim.

Sipas komunës, përveç urës në fshatin Smallushë, do të ndërtohet një urë e re edhe në fshatin Gadime.

Për gjashtë deputetët që dolën kundër vendimit të Kryesisë së LDK-së, për emrin e presidentit konsensual, njohësit e politikës fajin po e vënë tek kreu i partisë. Për këtë thonë se një vendim i këtij të fundit për largim nga lista, mund të jetë fatal për LDK-në.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet në Ferizaj një person i dyshuar për dhunim

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Kryetarja e Supremes së Holandës flet për aktgjykimin e Speciales: Të shfrytëzohen mundësitë ligjore

Kryetarja e Supremes së Holandës flet për aktgjykimin e Speciales: Të shfrytëzohen mundësitë ligjore

Arrestohen tre persona në Gjakovë, sulmuan me thika dy persona tjerë

Kanosën një person me thikë në Klinë, arrestohen dy të dyshuar

Prishtinë, babai raporton në Polici zhdukjen e djalit

Dy persona raportohen të zhdukur në Viti

Arrestohet në Ferizaj një person i dyshuar për dhunim

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët: I gatshëm të takohem në çdo vend dhe në çdo orë

Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët: I gatshëm të takohem në çdo vend dhe në çdo orë

Kryetarja e Supremes së Holandës flet për aktgjykimin e Speciales: Të shfrytëzohen mundësitë ligjore

Kryetarja e Supremes së Holandës flet për aktgjykimin e Speciales: Të shfrytëzohen mundësitë ligjore

Kosova gati për ndeshjet ndaj Estonisë

Kosova gati për ndeshjet ndaj Estonisë

Derbi Bashkimi – Trepça hap javën e tretë në Superligën e basketbollit

Basketboll, derbi në Prizren e Mitrovicë

Arrestohen tre persona në Gjakovë, sulmuan me thika dy persona tjerë

Kanosën një person me thikë në Klinë, arrestohen dy të dyshuar

Prishtinë, babai raporton në Polici zhdukjen e djalit

Dy persona raportohen të zhdukur në Viti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën