Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur anëtarët e korit “Siparantum”, pas suksesit të tyre në Kuala Lumpur, ku fituan dy medalje të arta dhe një çmim special.
Haxhiu u shpreh se me paraqitjen e tyre ata prezantuan vepra që bartin muzikën, kulturën dhe historinë e vendit tonë.
“Përballë më shumë se 200 koreve nga vende të ndryshme të botës, ata u paraqitën me vepra që bartin muzikën, kulturën dhe historinë tonë. Një vend të rëndësishëm në repertorin e tyre e zë muzika e kompozitorëve shqiptarë, të cilën po e prezantojnë para publikut ndërkombëtar”, u shpreh Haxhiu.
Tutje, Haxhiu tha se uron që ata të vazhdojnë ta nderojnë Kosovën me punën dhe sukseset e tyre.







