Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë konferencë për media lidhur me dorëzimin e një aktakuze për krime lufte të kryera në lagjen e Jasharajve, në Prekaz të Skenderajt.
Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet në objektin e Prokurorisë Speciale, duke filluar nga ora 13:30.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton për mbajtjen e një konference për media lidhur me dorëzimin e aktakuzës për krime lufte të kryera në lagjen e Jasharajve, në Prekaz të Skenderajt.Konferenca për media do të mbahet në ambientet e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sipas të dhënave në vijim:
Vendi: Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kati VI
Ora: 13:30”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.









