TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti takon ish-ministrin gjerman të Mbrojtjes, Rudolf Scharping

by teve1
1 orë ago
0
A A
Kurti takon ish-ministrin gjerman të Mbrojtjes, Rudolf Scharping

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar të enjten një takim me ish-ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Rudolf Scharping.

Kurti ka thënë se gjatë takimit e ka falënderuar Scharpingun për rolin dhe kontributin e tij në mbrojtjen e së drejtës së popullit të Kosovës për të jetuar i lirë, veçanërisht gjatë periudhës së luftës.

Ai ka përmendur edhe librin e Scharpingut, “Wir dürfen nicht wegsehen: Der Kosovo-Krieg und Europa”, në të cilin ish-ministri gjerman dokumenton, sipas Kurtit, vuajtjet e shqiptarëve dhe krimet e kryera nga regjimi i Slobodan Millosheviqit.

“Në takimin e përzemërt që zhvilluam sot në Zyrën e Kryeministrit, e falënderova për rolin jetik dhe kontributin e pamatshëm në mbrojtjen e të drejtës së popullit tonë për të jetuar i lirë, në kohëra kur kishim më së shumti nevojë. Në librin “Wir dürfen nicht wegsehen: Der Kosovo-Krieg und Europa”, që përfshin ditarin me kujtime, ai dokumenton vuajtjet e shqiptarëve dhe krimet monstruoze të regjimit të Sllobodan Millosheviqit”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas Kurtit, denoncimi i planit “Patkoi”, i vrasjeve, masakrave, spastrimit etnik dhe gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, si dhe këmbëngulësia e Scharpingut në argumentimin për ndërhyrjen e NATO-s, e kanë vendosur atë “në anën e drejtë të historisë përgjithmonë”.

“Denoncimi i planit ‘Patkoi’, sikurse vrasjeve, masakrave, spastrimit etnik dhe gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në luftën e fundit në Kosovë, krahas këmbëngulësisë në argumentimin për ndërhyrjen e NATO-s, janë qëndrime që ish-ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Rudolf Scharping, e vendosin në anën e drejtë të historisë përgjithmonë”, ka përfunduar Kurti./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave në Ferizaj për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

UNICEF: Një në pesë fëmijë përjeton shfrytëzim ose abuzim seksual përmes teknologjisë

UNICEF: Një në pesë fëmijë përjeton shfrytëzim ose abuzim seksual përmes teknologjisë

Kush do ta përfaqësojë Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së?

Kush do ta përfaqësojë Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së?

Raporti për diskriminimin, Kosova ka ligje të avancuara por zbatimi mbetet sfidë

Raporti për diskriminimin, Kosova ka ligje të avancuara por zbatimi mbetet sfidë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën