Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian, Dirk Schuebel, ka pritur në takim për herë të parë shefat e misioneve të shteteve anëtare të BE-së, në Kosovë.
Në njoftim bëhet e ditur, se gjatë takimi janë shkëmbyer pikëpamje mbi situatën politike, si dhe, për zhvillimet e fundit.
“Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, pati nderin të mirëpresë takimin e tij të parë me Shefat e Misioneve të sheteve anëtare të 🇪🇺 BE-së në Kosovë dhe të shkëmbejë pikëpamje mbi situatën politike dhe zhvillimet e fundit, përfshirë përafrimin e plotë vullnetar të 🇽🇰 Kosovës me Politikën e Përbashkët për Punë të Jashtme dhe Siguri të BE-së. Pavarësisht sfidave, ndjeva mbështetje të palëkundur për integrimin e Kosovës në BE dhe për të punuar me të gjithë në Kosovë drejt këtij rrugëtim,” tha Schuebel.











