TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë në grevë, kërkojnë pagat e papaguara

by teve1
2 orë ago
0
A A
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë në grevë, kërkojnë pagat e papaguara

Dita e parë e vitit të ri shkollor ka nisur me grevë për 250 punëtorë teknikë në shkollat e Prishtinës.

Punëtorët teknikë të shkollave fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta në Prishtinë kanë hyrë sot në grevë për shkak të vonesave të ekzekutimit të pagave për muajt korrik dhe gusht.

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka akuzuar Komunën e Prishtinës për, siç tha, neglizhencë dhe mungesë bashkëpunimi me punëtorët.

Ai tha se greva ishte paralajmëruar rreth një muaj më parë dhe se sindikata kishte kërkuar disa herë zgjidhje nga Komuna e Prishtinës.

“Në radhë të parë mund të themi se Komuna e Prishtinës ka qenë jo bashkëpunuese, jo serioze, bile-bile po themi kështu ndoshta mund ta përdorim një fjalë shumë të rëndë, jashtëzakonisht njerëz të cilët nuk kanë ndjeshmëri për rastet konkrete, sepse i kemi rreth 250 punëtorë që sot janë në grevë. Për paralajmërimin për këtë grevë e kemi bërë diku para një muaji e ditë, dy-tri herë i kemi shkruar kryetarit të komunës, drejtorit të Arsimit dhe njerëzve kompetentë, por asgjë nuk ka lëvizur”, tha Azemi.

Sipas tij, punëtorët e shkollave të mesme të larta nuk janë paguar për muajt korrik dhe gusht, ndërsa punëtorët e shkollave fillore janë në pritje të pagës së gushtit dhe të 11 ditëve të muajit korrik.

Azemi tha se vonesat lidhen me pagesat që Komuna e Prishtinës duhet t’ua bëjë kompanive të kontraktuara për mirëmbajtjen e shkollave.

Sipas tij, kjo situatë po bartet drejtpërdrejt te punëtorët, të cilët kanë mbetur pa paga.

“Problemi i parë është sepse punëtorët e shkollave të mesme nuk janë paguar që nga korriku normal i këtij viti dhe tani jemi me datën 1 shtator, domethënë ata nuk kanë marrë asnjë pagë, domethënë korriku dhe gushti ka shkuar dhe për momentin nuk kemi sinjale se do të paguhet, pasi procedurat administrative të kryetarit të komunës dhe personave të tjerë nuk kanë përfunduar. Dhe derisa te shkollat fillore pronari i kompanisë nga buxheti i vet për muajin korrik e ka bërë pagesën dhe tani jemi duke pritë pagën e gushtit”, tha ai.

Ai bëri të ditur se bëhet fjalë për kompanitë “Schalbergera” dhe “Aroma”, duke thënë se punëtorët kanë bashkëpunim të mirë me to, por se problemi, sipas tij, është te pagesat të cilat sicc thonë ata nuk iu bëhen kompanive të kontraktuara nga Komuna.

Sipas tij, punëtorët do të vazhdojnë grevën deri në zgjidhjen e problemit dhe pagesën e pagave.

“Ne përtej grevës nuk mund të shkojmë askund. Normal është masë shumë e rëndë sepse kemi shumë fëmijë që ndoshta për herë të parë shkojnë në shkollë dhe ai duhet t’i gëzohet shkuarjes në shkollë dhe jo të shkojë në shkollë dhe të shohë bëllog nëpër shkollë. Por atë bëllog realisht ka qenë mirë me e mbledhë e me e çuar në zyrën e kryetarit të komunës dhe drejtorit të Arsimit, të cilët për sot po e përsëris, në këtë rast janë njerëz të papërgjegjshëm”, u shpreh ai.

Në grevë është edhe stafi teknik i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Gjelbër” në Prishtinë.

Kryetari i punëtorëve teknikë të kësaj shkolle, Ruzhdi Ademi tha se vonesat në paga po u shkaktojnë vështirësi të mëdha punëtorëve që kanë familje dhe kredi bankare.

“Ne kemi me marrë më 23-tin, më 23 gusht rrogën edhe sot jemi me 1 shtator që nuk e kemi marrë. Plus të korrikut 10 ditë e para, 11 ditë e para, për kontratë që i konkurruam në komunë, për ato 11 ditë nave nuk na e paguajnë as komuna se as firma. Firma nuk ka kontratë me që me qenë përgjegjëse firma për ato 11 ditë me na e paguar…. 08:03… Na kemi familje, kemi kredi. Banka kur vjen data nuk të pyet a ty t’ka paguar firma a s’t’ka paguar, a ke punuar a s’ke punuar. Ajo e do kredinë se i ke marrë, duhet me i kthyer. Shkaku i neglizhencës po thëm komunës papërgjegjshme, na punëtorët teknikë jemi pa rroga. Prej sot jemi në grevë edhe do të vazhdojmë grevën deri në momentin që na i qesin rrogat”, tha Ademi.

Ai thotë se mungesa e punëtorëve teknik është edhe më shqëtësuese në shkollat me mësim tërëditore por sipas tij nuk kanë zgjidhje tjetër.

Të njëjtin shqetësim e kanë edhe punëtorët teknikë të Shkollës “Naim Frashëri”.

Atje janë 12 punëtorë teknikë, të cilët thonë se pagat e vonuara nuk janë problem i ri.

Buzaku tha se punëtorët e kuptojnë se greva ndikon në funksionimin e shkollave, por se sipas saj nuk kanë alternativë tjetër.

“Jemi 12 punëtorë të stafit teknik. Na për shkak të pagave jemi në grevë. Pas dy muajve rregullisht nuk na kanë paguar fare, vetëm 100 euro na kanë dhënë. E për këtë arsye jemi të revoltuar… Po grevën do të vazhdojmë deri sa të na paguajnë këtë pagën që na kanë borxh… Po i kisha lut prej asaj Komune që edhe na me u paguar për punën që e bëjmë. Shembull, thjesht që se edhe na jemi prindër, kemi familje me i mbajtur. Ky problem me rroga është që një vit jemi kështu gjithë u kanë po që një vit i kemi marrë me vonesa dy tri ditë po tash herë me 22 herë me 23 kurrë se kena ditë një datë të saktë”, tha ajo.

Punëtorët teknikë kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë grevën deri në pagesën e pagave të vonuara.

KosovaPress ka kontaktuar rreth këtij problemi edhe me Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Prishtinës dhe është në pritje të një përgjigjeje.

Ndërkaq Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës Jusuf Azemi me 24 gusht ka bërë të ditur se nga 1 shtatori punëtorët teknikë të shkollave të fillore, të mesme të ulëta dhe të larta janë në grevë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bajrami kritikon ashpër Qeverinë për liberalizimin e tregut të energjisë

Bajrami kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut: Nuk bëhem pjesë e një marrëveshjeje që ia zgjat pushtetin Kurtit

Abdixhiku: I kërkoj falje popullit, nuk munda më me këtë grup parlamentar

Abdixhiku: I kërkoj falje popullit, nuk munda më me këtë grup parlamentar

Tëvë1 me rekord të ri, mbi 18 milionë shikime në muajin gusht

Tëvë1 me rekord të ri, mbi 18 milionë shikime në muajin gusht

Hoti përsërit qëndrimin për Sejdiun: Vota ime do të jetë kundër, s’do të qëndroj as në sallë

Hoti përsërit qëndrimin për Sejdiun: Vota ime do të jetë kundër, s’do të qëndroj as në sallë

Mali i Zi kryeson garën për anëtarësim në BE, Serbia mund të tentojë ta pengojë procesin

Mali i Zi kryeson garën për anëtarësim në BE, Serbia mund të tentojë ta pengojë procesin

Bajrami kritikon ashpër Qeverinë për liberalizimin e tregut të energjisë

Bajrami kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut: Nuk bëhem pjesë e një marrëveshjeje që ia zgjat pushtetin Kurtit

Abdixhiku: I kërkoj falje popullit, nuk munda më me këtë grup parlamentar

Abdixhiku: I kërkoj falje popullit, nuk munda më me këtë grup parlamentar

Tëvë1 me rekord të ri, mbi 18 milionë shikime në muajin gusht

Tëvë1 me rekord të ri, mbi 18 milionë shikime në muajin gusht

Hoti përsërit qëndrimin për Sejdiun: Vota ime do të jetë kundër, s’do të qëndroj as në sallë

Hoti përsërit qëndrimin për Sejdiun: Vota ime do të jetë kundër, s’do të qëndroj as në sallë

Abdixhiku: 6 deputetë të LDK-së nuk e mbështesin Sjediun për president

Abdixhiku: 6 deputetë të LDK-së nuk e mbështesin Sjediun për president

Gojnovci: Hoti po e kundërshton Sejdiun për shkak të përplasjeve me Abdixhikun dhe Kurtin

Gojnovci: Hoti po e kundërshton Sejdiun për shkak të përplasjeve me Abdixhikun dhe Kurtin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën