TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ngre aktakuzë ndaj një personi, dyshohet për “Vrasje të rëndë në tentativë”

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ngre aktakuzë ndaj një personi, dyshohet  për “Vrasje të rëndë në tentativë”

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet V.M., i cili dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri, nga një datë e pacaktuar deri më 1 nëntor 2025, me dashje ka ndihmuar persona të tjerë, duke fotografuar gjatë paraditen e 1 nëntorit 2025 automjetin e të dëmtuarit dhe duke ia dërguar fotografitë personit me inicialet A.F.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri V.M., nga një datë e pacaktuar deri më 1 nëntor 2025, me dashje ka ndihmuar persona të tjerë në kryerjen e veprës penale, në atë mënyrë që, gjatë paradites së 1 nëntorit 2025, ka fotografuar automjetin e të dëmtuarit M.V., pranë shtëpisë së tij, dhe fotografitë ia ka përcjellë A.F.”, thuhet në aktakuzë.

Më pas, në aktakuzë bëhet e ditur se i dëmtuari M.V. ishte kontaktuar dhe ishte dakorduar që të shkonte në fshatin Kapuricë, në Komunën e Leposaviqit, ndërsa për vendndodhjen e tij ishte njoftuar A.F.

“Më pas, i dëmtuari M.V. është kontaktuar dhe është dakorduar që të shkonte në një lokacion të caktuar në fshatin Kapuricë, Komuna e Leposaviqit, për të blerë mjaltë. Pasi ishte nisur me automjetin e tij të tipit “Niva”, i pandehuri, përmes telefonit, e ka njoftuar A.F.-në se i dëmtuari ishte nisur në drejtim të kufirit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Tutje në aktakuzë bëhet e ditur se persona të panjohur kanë plagosur dhe rrëmbyer të dëmtuarin.

“Sipas aktakuzës, në momentin kur i dëmtuari ka arritur në lokacionin e caktuar, persona të panjohur e kanë plagosur dhe rrëmbyer atë, duke e dërguar më pas në territorin e Serbisë”, thuhet në aktakuzë.

Tutje, bëhet e ditur se i pandehuri, në shtëpinë e tij në fshatin Leshak të Leposaviqit, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm mbi armët, pa autorizim dhe leje përkatëse, ka mbajtur në posedim një armë gjuetie dytytëshe, një tytë të armës së gjatë, një jelek gjuetie me 28 fishekë të armës së gjatë, si dhe 11 fishekë të tjerë të armës së gjatë.

Në vendin e ngjarjes, sipas njoftimit, i janë sekuestruar armët dhe fishekët.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kamberi: Pasivizimi na pamundësoi mandatin e tretë

Kamberi: Pasivizimi na pamundësoi mandatin e tretë

Rrëfimi i mësueses që bën 20 kilometra për t’u dhënë mësim dy nxënësve në Leposaviq

Rrëfimi i mësueses që bën 20 kilometra për t’u dhënë mësim dy nxënësve në Leposaviq

Kurti u bën thirrje qytetarëve në Luginë që të votojnë: Secila votë ka peshë

Kurti u bën thirrje qytetarëve në Luginë që të votojnë: Secila votë ka peshë

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

​Moti për pesë ditët e ardhshme

Kamberi: Pasivizimi na pamundësoi mandatin e tretë

Kamberi: Pasivizimi na pamundësoi mandatin e tretë

Formacionet zyrtare: Barcelona – Real Madrid

Formacionet zyrtare: Barcelona – Real Madrid

Mbi 34 për qind e qytetarëve kanë votuar në Preshevë deri në orë 18:00

Mbi 34 për qind e qytetarëve kanë votuar në Preshevë deri në orë 18:00

Rrëfimi i mësueses që bën 20 kilometra për t’u dhënë mësim dy nxënësve në Leposaviq

Rrëfimi i mësueses që bën 20 kilometra për t’u dhënë mësim dy nxënësve në Leposaviq

Kongresmeni amerikan: I shqetësuar për raportimet se qeveria e Serbisë po përgatitet të përdorë dhunë

Kongresmeni amerikan: I shqetësuar për raportimet se qeveria e Serbisë po përgatitet të përdorë dhunë

Mbi 60% pjesëmarrje deri në orën 17:00, Vuçiq akuzohet për taktika frikësimi si të Millosheviqit

Mbi 60% pjesëmarrje deri në orën 17:00, Vuçiq akuzohet për taktika frikësimi si të Millosheviqit

Kurti u bën thirrje qytetarëve në Luginë që të votojnë: Secila votë ka peshë

Kurti u bën thirrje qytetarëve në Luginë që të votojnë: Secila votë ka peshë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën