Ka filluar të mbahet në Prishtinë protesta e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Kjo protestë e thirrur nga Asociacioni i Komunave po mbahet për të kundërshtuar ndërhyrjet e nivelit qendror në kompetencat e komunave, obligimet financiare dhe mungesën e mbështetjes institucionale.
Në protestë po marrin pjesë disa prej kryetarëve të Komunave të Kosovës.
Protesta nuk është mbështetur nga kryetarët e komunave që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje të cilët e kanë vlerësuar këtë protestë me agjendë politike








