TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Thirrje nga përfaqësuesit shqiptarë në SHBA:Votojeni Bekim Sejdiun për president

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Thirrje nga përfaqësuesit shqiptarë në SHBA:Votojeni Bekim Sejdiun për president

Përfaqësues të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë bërë thirrje liderëve politikë dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Republikës së Kosovës.

Në një letër drejtuar institucioneve dhe partive politike, përfaqësuesit shqiptar në SHBA shprehin mbështetjen e tyre për zgjedhjen e Sejdiut, duke e cilësuar atë si një kandidat me përvojë të gjerë diplomatike, juridike dhe institucionale.

Në letër ata theksojnë se Sejdiu, si ish-diplomat dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, ka integritetin dhe përvojën e nevojshme për të kontribuar në bashkimin e vendit dhe forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara.

“Në këtë kohë kritike, Kosova kërkon një kryetar shteti që gëzon respekt të thellë institucional dhe zotëron një bilanc të dëshmuar të shërbimit publik. Përgatitja e tij e shquar juridike dhe përvoja diplomatike e bëjnë Dr. Sejdiun jashtëzakonisht të kualifikuar për të përfaqësuar shtetin me dinjitet në skenën globale”, thuhet në letër.

Nënshkruesit kujtojnë edhe bashkëpunimin me Sejdiun gjatë kohës kur ai shërbeu si Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork. Sipas tyre, ai kishte një rol të rëndësishëm në lidhjen e diasporës shqiptare në SHBA me Kosovën, përmes organizimit të aktiviteteve kulturore, hapjes së shkollave të gjuhës shqipe dhe angazhimit për Kosovën në qarqet politike në Nju Jork dhe Uashington.

“Për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për atdheun tonë u bëjmë thirrje me respekt të gjitha partive politike brenda Kuvendit që të bashkohen dhe të mbështesin kandidaturën e Dr. Bekim Sejdiut për President të Kosovës”, përfundon letra e nënshkruar nga 28 përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA, ndër ta Elio Ahmetaj, Harry Bajraktari, Vehbi Bajrami, Ekrem Bardha, Mark Gjonaj, Richard Lukaj, Gani Shehu, Beqir Sina, Jim Xhema etj.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës dje kanë zytarizuar marrëveshjen që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat konsensual për president të Republikës së Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu dekoron Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave

Haxhiu dekoron Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave

Islami e quan spektakël politik deklarimin e Vuçiqit për gjetjen e eksplozivit pranë infrastrukturës së gazit

Islami: Bashkëpunimi i qytetarëve me institucionet është kyç në luftën kundër spiunazhit

Haxhiu: Ta gjejmë një president të ri, jemi duke punuar për këtë

Haxhiu uron nisjen e vitit të ri shkollor: Shkolla duhet të jetë vend i dijes, i sigurisë dhe i mundësive

Nagavci uron fillimin e vitit të ri shkollor: Suksese, dije dhe arritje për të gjithë

Nagavci uron fillimin e vitit të ri shkollor: Suksese, dije dhe arritje për të gjithë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën