Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e martë do të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas parashikimit, në disa zona të Kosovës vranësirat mund të shoqërohen edhe me reshje shiu, ndërsa temperaturat do të mbeten relativisht të larta për fillimin e muajit shtator, transmeton KosovaPress.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 28 deri në 33 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra për sekondë.







