TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Marrëveshja LVV-LDK për presidentin, analistët: Kandidaturë e mirë, por brenda LDK-së mund të ketë rebelim

by teve1
13 minuta ago
0
A A
Marrëveshja LVV-LDK për presidentin, analistët: Kandidaturë e mirë, por brenda LDK-së mund të ketë rebelim

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë njoftuar të hënën se janë pajtuar që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president të Kosovës.

Marrëveshja mes dy subjekteve politike është vlerësuar si lajm i mirë nga analistët politikë të ftuar në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Sipas tyre, arritja e marrëveshjes tregon se, kur ekziston vullneti politik, mund të gjendet një emër i pranueshëm dhe i respektuar për një post të rëndësishëm shtetëror.

Megjithatë, analistët kanë ngritur pikëpyetje rreth mundësisë që Sejdiu të sigurojë numrin e nevojshëm të votave në Kuvend, veçanërisht për shkak të qëndrimeve të ndryshme brenda LDK-së.

Analisti Xhavit Drenori ka thënë se sfida kryesore tashmë mbetet unifikimi i votës së deputetëve të LDK-së, duke përmendur edhe deklaratën e deputetit dhe ish-kryeministrit Avdullah Hoti, i cili pas propozimit të Sejdiut ka deklaruar se nuk do ta votojë atë.

“Është lajm i mirë që u arrit një marrëveshje dhe besoj që, megjithatë, edhe pse zgjatën pak shumë negociatat dhe kishte herë-herë edhe mos takime apo takime me doza pesimizmi, me gjasë cilësia e emrit që ka dalë në publik sikur do t’i arsyetojë deri diku këto vonesa. Megjithatë, sfidë tash mbetet unifikimi i votës së LDK-së”, ka deklaruar Drenori.

Sipas tij, brenda LDK-së mund të ketë kundërshtime ose veprime të veçanta nga deputetët, por ai ka theksuar se qëndrimi në sallën e Kuvendit mund të jetë vendimtar për procesin e votimit.

“Brenda LDK-së mund të ketë njëfarë lloj gare të brendshme, mund të ketë ndonjë veprim që madje mund të çojë ndonjë deputet që edhe të rebelohet, siç e pamë ish-kryeministrin Avdullah Hoti, i cili doli me postim dhe tha që nuk e voton. Por ai nuk tha që nuk rri në sallë dhe mosvotimi e mosqëndrimi në sallë janë dy gjëra shumë të ndryshme dhe të cilat realisht janë goxha vendimtare sepse, nëse rri në sallë, mjafton. Kështu që unë besoj se edhe mund të kalojë, sepse të gjithë ata që e njohin Sejdiun kanë qenë me një dozë pozitive nga ana e LDK-së. Prandaj, është një kandidat që mund të themi se është një propozim i LDK-së”, është shprehur ai.

Në anën tjetër, analisti politik Artan Nimani ka shprehur dyshime nëse Sejdiu do të arrijë t’i sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur president.

Sipas tij, një nga faktorët që mund ta vështirësojë procesin është demokracia e brendshme në LDK.

“Duhet të theksojmë që, kur ka vullnet për t’u arritur një marrëveshje, mund të gjenden emra të veçantë e të respektuar, siç është Bekim Sejdiu, i cili, mendoj, është një nga personalitetet që i bën nder skenës politike në Kosovë. E a do të arrihet që të realizohet, nuk e di, sepse LDK-ja ka një demokraci të tepruar të brendshme”, ka thënë Nimani.

Megjithatë, ai ka vlerësuar se marrëveshja nuk duhet parë domosdoshmërisht si një marrëveshje e plotë mes dy subjekteve politike, por si një dakordim ndërmjet liderëve të tyre.

Sipas tij, Kurti përmes këtij procesi mund të ketë zhvendosur një pjesë të përgjegjësisë politike te LDK-ja për sigurimin e votave të nevojshme.

“Mirëpo, në këtë rast, unë nuk shoh që kemi një marrëveshje mes LDK-së dhe VV-së, por një marrëveshje mes Abdixhikut dhe VV-së. Kjo e bën ndryshimin në momentin e fundit, të cilin do ta shohim. Si rezultat i kësaj situate, them që Kurti e ka treguar atë elokuencën politike që e karakterizon dhe e ka larguar përgjegjësinë nga vetja për shkuarjen e vendit në zgjedhje, duke e deleguar atë te Abdixhiku dhe Osmani, me qëllim që nesër të ketë arsyetimin: ‘Unë iu dhashë gjithçka që më kërkoi LDK-ja, por në fund nuk arritën të sigurojnë numrat’. Absolutisht, po ua lë ‘pataten e nxehtë’, sepse, në këtë rast, vetë qëndrimi i Kurtit sot dhe vetë paraqitja e Abdixhikut, sikur të ishte zëdhënës i VV-së, të japin për ta kuptuar këtë”, ka përfunduar Nimani.

Ndryshe, me arritjen e marrëveshjes për presidentin, duket se rruga për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë është hapur, me Abdixhikun që gjatë konferencës për media përkrah Sejdiut dhe Kurtit, kërkoi që “pa vonesa” të konstituohet Kuvendi dhe të formohet ekzekutivi i ri.

Partia e Kurtit i fitoi 53 mandate në zgjedhjet e qershorit, së bashku me partitë e komuniteteve joshumicë, i ka votat e mjaftueshme prej të paktën 61 sosh, për të konstituuar Kuvendin dhe krijuar Qeverinë e re.

Megjithatë, që votimi për presidentin e ri të Kosovës të jetë i vlefshëm kërkohet prania e 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende.

Së bashku me 18 mandatet e LDK-së, janë të paktën 81 vota, mjaftueshëm për votimin e presidentit të ri, nëse të paktën 80 prej tyre do të qëndronin në sallë.

Bekim Sejdiu është profesor i së drejtës në Universitetin e Prishtinës dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Ai ka shërbyer edhe në diplomacinë kosovare, përfshirë si ambasador i Kosovës në Turqi dhe konsull i përgjithshëm në Nju Jork./teve1.info/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lladrovci: Sa më shumë afrohet 16 shtatori, aq më shumë rriten gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president

Lladrovci: Sa më shumë afrohet 16 shtatori, aq më shumë rriten gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president

Kulla për Shehollin: Nuk më çudit aktiviteti i tij në Kosovë, ka edhe shumë të tjerë si ai

Kulla për Shehollin: Nuk më çudit aktiviteti i tij në Kosovë, ka edhe shumë të tjerë si ai

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

PDK dhe Aleanca paraqitën në sallën e Kuvendit, vendosin letra ku shkruhet: Respektoni Kushtetutën

PDK i dorëzon sërish kërkesë Deharit për thirrjen e seancës

Marrëveshja LVV-LDK për presidentin, analistët: Kandidaturë e mirë, por brenda LDK-së mund të ketë rebelim

Marrëveshja LVV-LDK për presidentin, analistët: Kandidaturë e mirë, por brenda LDK-së mund të ketë rebelim

Lladrovci: Sa më shumë afrohet 16 shtatori, aq më shumë rriten gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president

Lladrovci: Sa më shumë afrohet 16 shtatori, aq më shumë rriten gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president

Arsenali vazhdon me fitore, fiton ndaj Aston Villas

Arsenali vazhdon me fitore, fiton ndaj Aston Villas

Emisioni “Info Nata” 31.08.2026

Emisioni “Info Nata” 31.08.2026

Vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje në Malin e Zi

Vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje në Malin e Zi

Salah shënon, asiston ylli i Kombëtares shqiptare

Salah shënon, asiston ylli i Kombëtares shqiptare

Kulla për Shehollin: Nuk më çudit aktiviteti i tij në Kosovë, ka edhe shumë të tjerë si ai

Kulla për Shehollin: Nuk më çudit aktiviteti i tij në Kosovë, ka edhe shumë të tjerë si ai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën