TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Maqedonci takon ministrin turk të Mbrojtjes, uron pesë oficerët kosovarë të diplomuar në Turqi

by Tëvë1
2 muaj ago
0
A A
Maqedonci takon ministrin turk të Mbrojtjes, uron pesë oficerët kosovarë të diplomuar në Turqi

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yaşar Güler, si dhe me pesë oficerë nga Kosova që kanë përfunduar shkollimin ushtarak në Turqi.

Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak, me theks të veçantë në zhvillimin profesional të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Maqedonci ka uruar nëntogerët Ramadan Rexha, Gjergj Dreni, Altin Salihaj, Elmë Ramadani dhe Admirim Ismajli për përfundimin me sukses të pesë viteve të shkollimit.

Sipas tij, programi i tyre përfshinte një vit kurs përgatitor të gjuhës turke dhe katër vite studime ushtarake.

“Pata kënaqësinë të takoj kadetët nga Kosova që përfunduan me sukses shkollimin e tyre në këtë akademi prestigjioze”, ka shkruar Maqedonci.

Ministri ka theksuar se përveç zhvillimit të kapaciteteve dhe modernizimit të FSK-së, Ministria e Mbrojtjes i kushton rëndësi të veçantë arsimimit dhe zhvillimit profesional të personelit.

“Investimi në kuadro të mirëfillta ushtarake është investim në të ardhmen e FSK-së dhe në ndërtimin e një force moderne, profesionale dhe të ndërveprueshme me ushtritë e vendeve partnere”, ka deklaruar ai.

Maqedonci ka vlerësuar se shkollimi i oficerëve kosovarë në akademitë ushtarake të vendeve partnere kontribuon në forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit ndërmjet forcave të armatosura.

Ai ka shprehur mirënjohje ndaj Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme në arsimimin dhe zhvillimin profesional të pjesëtarëve të FSK-së.

Në përfundim, Maqedonci u ka uruar pesë oficerëve të sapodiplomuar sukses në detyrat dhe përgjegjësitë e tyre të ardhshme në shërbim të FSK-së dhe Republikës së Kosovës.

Tags: Ejup MaqedonciFSKTeve1Turqia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vjosa Osmani kandidate për kreun e LDK-së? Flet Naser Rugova

Vjosa Osmani kandidate për kreun e LDK-së? Flet Naser Rugova

Franca kërkon llogaridhënie për Banjskën dhe zbatimin e marrëveshjeve

Franca kërkon llogaridhënie për Banjskën dhe zbatimin e marrëveshjeve

Letonia kërkon llogaridhënie për Banjskën e mbështet rishikimin e UNMIK-ut

Letonia kërkon llogaridhënie për Banjskën e mbështet rishikimin e UNMIK-ut

SHBA-ja në OKB: Trump dëshiron paqe, Kosova dhe Serbia të tregojnë përmbajtje

Rugova: Përparim Rama ka peshë të madhe brenda LDK-së, po bën opozitë edhe pa qenë në Kuvend

Rugova: Përparim Rama ka peshë të madhe brenda LDK-së, po bën opozitë edhe pa qenë në Kuvend

Partitë shqiptare të Luginës bashkohen në fushatë për përfaqësim më të fuqishëm

Partitë shqiptare të Luginës bashkohen në fushatë për përfaqësim më të fuqishëm

Britania i kërkon Serbisë të dorëzojë përgjegjësit për sulmin në Banjskë, përfshirë Radoiçiqin

Britania i kërkon Serbisë të dorëzojë përgjegjësit për sulmin në Banjskë, përfshirë Radoiçiqin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën