TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arrihet marrëveshja VV– LDK – Bekim Sejdiu, kandidat konsensual i propozuar për President

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur sot një marrëveshje për presidentin. Siç bënë të ditur në një konferencë për media, kandidat konsensual për president nga të dy palët do të jetë Bekim Sejdiu. Ky i fundit tregoi arsyet se pse e pranoi kandidaturën.

by Fetije Kamberi
1 orë ago
0 0
A A

Javën e nisi në hapësirat e Kuvendit.

E në takim po hyn me shpresën që kësaj radhe diçka do të ndryshojë.

“E kemi vullnetin e mirë, i kemi mundësitë reale”, ka thënë Kurti.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e lideri i LDK-së, edhe këtë të hënë vazhduan bisedimet për presidentin.

E pas diskutimit një orësh, në holl dolën bashkë.

Në shoqëri me ta qe edhe Bekim Sejdiu.

Ky i fundit, nga marrëveshja e arritur, u prezantua si emër për president konsensual.

Abdixhiku tha se bisedimet nuk ishin të lehta.

Por sipas tij, vullneti ishte i dyanshëm.

“Nga të gjithë emrat që janë propozuar e shqyrtuar, në mesin e të cilëve të gjithë ishin individë të dalluar, gjatë diskutimeve të përbashkëta jemi dakorduar për një emër dhe ai është Profesor Doktor Bekim Sejdiu. Karriera e Profesor Doktor Sejdiut është e shquar dhe e pasur, me përvojë të ndryshme e pozita të rëndësishme”, u shpreh Kryetari i LDK-së Abdixhiku.

Pas tij, fjalën e mori kandidati për president, Bekim Sejdiu.

Ai para medieve dha edhe arsyet se pse e pranoi këtë ofertë.

“Besimi që më kanë dhënë përfaqësuesit e dy partive është nder i madh. Unë e kam pranuar këtë propozim, ndonëse ambicia ime ka qenë në fushat akademike dhe profesionale. Por, sidoqoftë, duke qenë plotësisht i vetëdijshëm edhe për barrën dhe përgjegjësinë që sjell posti i presidentit, jam vënë në shërbim të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të Kosovës, që të shërbej me devotshmëri”, ka thënë kandidati për president nga LVV dhe LDK, Bekim Sejdiu.

Abdixhiku dhe Sejdiu nuk pranuan të marrin pyetje nga gazetarët.

Ndërkaq, për këtë marrëveshje rreth presidentit, një prononcim nuk pati nga  kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Specialja: Të paraburgosurit mund të vizitojnë Kosovën për arsye humanitare

Vetëm 80 ulëse në sallë për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Marrëveshja për presidentin: Konsensus me shumë pikëpyetje

Marrëveshja për presidentin: Konsensus me shumë pikëpyetje

Maqedonci takon ministrin turk të Mbrojtjes, uron pesë oficerët kosovarë të diplomuar në Turqi

Maqedonci takon ministrin turk të Mbrojtjes, uron pesë oficerët kosovarë të diplomuar në Turqi

​Hamza: Do të ankohemi në Kushtetuese pasi Haxhiu s’na dekretoi dy anëtarë në KQZ

Real Madrid e transferon talentin e ri të Racing Santander

TIME rendit Mira Muratin mes 100 personave më të fuqishëm të Inteligjencës Artificiale

TIME rendit Mira Muratin mes 100 personave më të fuqishëm të Inteligjencës Artificiale

​Hamza: Do të ankohemi në Kushtetuese pasi Haxhiu s’na dekretoi dy anëtarë në KQZ

Sejdiu për President, Abdixhiku mbledh nesër Kryesinë dhe grupin parlamentar

Arrihet marrëveshja VV– LDK – Bekim Sejdiu, kandidat konsensual i propozuar për President

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën