Deputetë të PDK-së dhe Aleancës kanë vazhduar edhe sot aksionin e tyre para objektit të Qeverisë.
Kësaj radhe, deputetëve u janë bashkuar edhe asamblistë, drejtorë dhe aktivistë të PDK-së nga Skenderaj dhe Istogu.
Bllokimi i hyrjes në Qeveri nga deputetët e këtyre subjekteve politike ka ndodhur edhe gjatë javëve të kaluara.
Deputetët e PDK-së dhe Aleancës po kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive, dhe i kanë bërë thirrje kryesuesit të saj, Avni Dehari, që të thërras seancën për konstituimin e Kuvendit.







