TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Islamic Relief Kosova” shpërndan çanta me mjete shkollore

Qindra çanta me mjete shkollore u shpërndan në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Organizata humanitare “Islamic Relief Kosova” i ndau ato për fëmijët jetimë.

by Jona Kelmendi
1 orë ago
0 0
A A

Fillimisht pritën në radhë për t’u regjistruar.

E më pas u ulën në sallë, bashkë me fëmijët e tyre.

Ndërkaq çantat e përgatitura me mjete shkollore ishin lënë gati për t’iu dorëzuar familjeve përfituese.

Kështu organizata Islamic Relief Kosova së bashku me donatorët e saj, në Prishtinë dhuruan këto mjete për fëmijët jetimë.

Për disa nga prindërit, kjo është hera e tretë që përfitojnë nga kjo ndihmë.

“Është ndihmesë shumë e madhe, jam nanë me 3 fëmijë jetimë, është hera e tretë që marr, është ndihmesë se na pajisemi me mjete të shkollës”, u shpreh një prind.

Mirënjohje shprehu edhe një nënë tjetër, e cila kujdeset për gjashtë fëmijët e saj jetim.

“Jam nënë e 6 jetimëve, desha ta bëj një falënderim për këtë organizatë dhe donatorëve, që neve na mundësojnë të rrisim fëmijët sa më lehtë”, tha Zyla Terakaj- prind.

Nga “Islamic Relief Kosova” thonë se kjo nismë është menduar për t’ua lehtësuar familjeve fillimin e vitit shkollor.

“Fillimi i vitit shkollor është gjithmonë një moment i veçantë, për fëmijët sjell emocion, ndërsa për nënat angazhime e normalisht edhe shpenzime, prandaj ‘Islamic Relief Kosova’ me ndihmën e donatorëve, përmes këtij projekti kemi dashur të jemi pranë jush që t’ju ndihmojmë sado pak në fillimin e vitit të ri shkollor”, tha Albulena Gashi-Hajrullahu – zëvendësdrejtoreshë në “Islamic Relief Kosova”

E për fëmijët, organizatorët kanë edhe një porosi.

“Në emër të kujdesit ndaj fëmijëve ju inkurajoj të mësoni shumë, t’i ndiqni ëndrrat e juaja dhe pavarësisht vështirësive të mos dorëzoheni asnjëherë, ne do të bëjmë çmos t’ju mbështesim me aq sa kemi mundësi, në përkrahjen e shkollimit tuaj dhe atë që mund të keni rrugës”, tha Luljeta Gashi menaxhere në departamentin e organizatës.

Sipas organizatës, numri i synuar i çantave nuk është plotësuar ende.

“Aktualisht janë 1200 familje për të cilat kujdesemi, në numër të jetimëve janë afër 2000 jetimë që kujdesemi për ta, kjo shpërndarje është një prej projekteve që e bëjmë çdo vit. Projekti jonë nuk ka mbaru ende, kampanja jonë që njerëzit me dhuru për çanta për fëmijët jetim nuk ka mbaru se ende nuk është plotësu numri”, u shpreh Lavdim Gashi- menaxher i departamentit për ngritjen e fondeve

E në fund pas fjalimeve, u bë edhe shpërndarja e çantave.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

​Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

Numri i të punësuarve për qershorin e 2026 është më i lartë se ai i vitit paraprak

Kryerja e vrasjeve nga të rinjtë, faktorët psikologjik e social

Për gjashtë muaj 13 vrasje në Kosovë

Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Ramës për NPB-në: Nga viti 2018 kemi paralajmëruar se është në rrezik

Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Ramës për NPB-në: Nga viti 2018 kemi paralajmëruar se është në rrezik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën