Autor: Lutfi Bilalli
Mos harroni se edhe Sava Batarja thërriste në konvertim shqiptarët myslimanë
Para 113 viteve : “Savë Batarja në kam asht çue, don shqiptarëve fenë me u ndërrue”
Bajraktari i Vranocit, Sali Bajraktari i pergjigjet kështu Sava Batares :”Nuk ndërrojmë kurrë as komb as fe”.
Para se t’i ftonte shqiptarët myslimanë të konvertoheshin në ortodoksizëm, Sava Batarja u kishte thënë : “Ne jemi vëllezër; Vasojeviqët dhe të tjerët kanë qenë vëllezër, por turku i mallkuar na ka ndarë dhe ju ka kthyer në fenë islame,”
Në vargjet e një kënge përshkruhet rezistenca e shqiptarëve që me vdek PO a komb e fe me ndrrue JO :
Haj medet për Lug të Baranit,
n’ kam asht çue Savë Llazari,
Savë Batarja në kam asht çue,
Don shqiptarëve fenë me u ndërrue.
N’ Baran të Epërm, Sava asht shkue…
… Katërmdhet’ burra i ka bashkue,
në Shpat të Baranit na i ka çue,
i ka shtie vorret vetë me i marue,
të katërmdhetit i ka pushkatue.
Kqyr tash Sava çka ka punu
Ai me topa paska gjue,
Në Vranoc gjylet na i kanë shkue,
Krejt Vranoci asht tmerrue,
Janë ndal burrat, janë besatue
Mandej rrugën e kanë fillue
Këtij populli kush i prini?
Sal Bajraktari, Arif Halili…
Nuk po donë në kish me hi
“Bajraktar thonë me na pri
në të zezën Pejë po donë me hi”.
Një detaj interesant i aktit heroikë i të riut Zenel Bajraktarit dhe marrja e pergjegjësis e Bajraktarit të Vranocit, Sali Bajraktari:”nuk ndërrojmë kurrë as komb as fe”.
Ja zhvillimi i ngjarjes :
“Ushtria malazeze, të riut Zenel Bajraktarit i fut dhunshëm në duar flamurin malazes, duke e detyruar atë që ta puthte dhe ta mbështillte rreth ballit. Mirpo, i riu nga Vranoci, asesi nuk e zbatoi urdhërin, ai e hedh flamurin në tokë dhe, me të dyja këmbët, aq sa kishte fuqi e shkelmon dhe e bën copë me copë. Pas këtij akti heroik, xhandarmëria filloi ta kërkonte Zenelin, ndërkohë që para bojanetave të forcave malaziase doli Sali Bajraktari, i cili me një vendosmëri të prerë u thotë” Unë jam organizator dhe unë përgjigjem për këtë popull të pafajshëm- nuk ndërrojmë kurrë as komb as fe”.
P.s/ Sava Batarja (emri i vërtetë Savo Lazareviq; 1849–1943) ishte një kolonel dhe udhëheqës ushtarak malazez, i cili në kujtesën historike të popullit shqiptar njihet për mizoritë, terrorin dhe krimet e rënda gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore.
▪Shtypja e dhunshme në Dukagjin (1912–1913): Pas pushtimit të Rrafshit të Dukagjinit nga ushtria e Malit të Zi në vitin 1912, ai u emërua komandant i xhandarmërisë malazeze në këtë rajon. Ai udhëhoqi një fushatë të egër të asimilimit, konvertimit të dhunshëm të shqiptarëve myslimanë në fe ortodokse dhe masakrimit të popullsisë vendase shqiptare, veçanërisht në zonën e Lugut të Baranit (Pejë) dhe në pjesë të tjera të Dukagjinit.
Origjina e pseudonimit: Nofka “Batarja” (nga fjala bateri/batarre – gjuajtje e njëhershme me shumë armë zjarri)











