Një foshnjë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas raportit policor, rasti është denoncuar më 28 gusht, rreth orës 08:00, nga babai i foshnjës, i cili ka raportuar se e kishte vërejtur atë pa shenja jete.
Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është nën hetim nga autoritetet kompetente.
“Mitrovicë 28.08.2026 – 08:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se kishte vërejtur pa shenja jete foshnjën e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raport.







