Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në vend, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Italisë, si dhe për avancimin e bashkëpunimit bilateral në fusha me interes të përbashkët.
Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën, duke theksuar kontributin e saj në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, si dhe në mbështetjen e rrugës evropiane të vendit./teve1.info/







