Një i mitur është ndaluar në Leposaviq, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin.
Sipas policisë, të dyshuarit i janë sekuestruar zinxhirë të motor-sharrës, pula dhe zogj.
“Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që ka kaluar kufirin ilegalisht. Gjatë kontroll i janë gjetur dhe sekuestruar 25 komplete zinxhir të motor-sharrës, katër pula dhe 17 zogj”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë.
Tutje, bëhet e ditur se, me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar, ndërsa mallrat janë dërguar në terminalin doganor për procedurë të mëtejshme.








