TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mashtronte familjet e prekura nga tërmeti i 2019-ës, arrestohet 45-vjeçarja në Tiranë

by Teve1
2 muaj ago
1
A A
Mashtronte familjet e prekura nga tërmeti i 2019-ës, arrestohet 45-vjeçarja në Tiranë

Një skemë e dyshuar mashtrimi ndaj familjeve të prekura nga tërmeti i vitit 2019 në Fushë-Krujë është zbuluar nga Policia e Tiranës, ndërsa një 45-vjeçare ka përfunduar në pranga.

Siç raporton A2CNN, bëhet fjalë për Ina Cakajn, e cila dyshohet se kishte ngritur një skemë për përfitim parash, duke u prezantuar si punonjëse e administratës shtetërore.

Sipas hetimeve, ajo u premtonte familjeve të dëmtuara nga tërmeti se do të ndërhynte për t’u siguruar dëmshpërblime apo banesa të reja, kundrejt pagesave që shkonin nga 1 mijë deri në 10 mijë euro.

Deri në këtë fazë të hetimit dyshohet se janë mashtruar rreth 30 persona, ndërsa dëmi financiar llogaritet në afro 60 milionë lekë të vjetra.

Dyshohet se viktimat i besonin 45-vjeçares për shkak të pretendimit se kishte lidhje dhe ndikim në institucionet shtetërore dhe mund të ndërhynte për përfitimin e kompensimeve pas tërmetit.

Gjatë kontrolleve dhe veprimeve hetimore, policia ka sekuestruar edhe dokumente dhe certifikata familjare në emër të personave të dyshuar të dëmtuar, të cilat po verifikohen për mënyrën se si janë përdorur.

Ndaj Ina Cakajt rëndojnë akuzat për “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kongresisti Self për protestat në Shqipëri: Korrupsioni ka thelluar mosbesimin qytetar

Kongresisti Self për protestat në Shqipëri: Korrupsioni ka thelluar mosbesimin qytetar

Pesë luftanije të NATO-s mbërrijnë në Orikum të Vlorës për stërvitje të përbashkët ushtarake

Pesë luftanije të NATO-s mbërrijnë në Orikum të Vlorës për stërvitje të përbashkët ushtarake

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi

Përfundon protesta në Tiranë, pastrohet bulevardi

Përfundon protesta në Tiranë, pastrohet bulevardi

Kastrioti pëson disfatë me nëntë gola diferencë, vështirësohet rruga drejt kualifikimit

Kastrioti pëson disfatë me nëntë gola diferencë, vështirësohet rruga drejt kualifikimit

Kongresisti Self për protestat në Shqipëri: Korrupsioni ka thelluar mosbesimin qytetar

Kongresisti Self për protestat në Shqipëri: Korrupsioni ka thelluar mosbesimin qytetar

Ambasada e ShBA-së në Tiranë bën thirrje për protesta paqësore dhe vetëpërmbajtje

Ambasada e ShBA-së në Tiranë bën thirrje për protesta paqësore dhe vetëpërmbajtje

Prishtina në vendin e 65-të në botë për ndotjen e ajrit

Prishtina në vendin e 65-të në botë për ndotjen e ajrit

Ymeri për protestat e dhunshme në Shqipëri: Model i provuar në Kosovë

Ymeri për protestat e dhunshme në Shqipëri: Model i provuar në Kosovë

Roma i fiton ndaj Genoas

Roma i fiton ndaj Genoas

Pesë luftanije të NATO-s mbërrijnë në Orikum të Vlorës për stërvitje të përbashkët ushtarake

Pesë luftanije të NATO-s mbërrijnë në Orikum të Vlorës për stërvitje të përbashkët ushtarake

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën