TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

ZKA: Masat për fuqizimin e grave nuk kanë siguruar përfaqësim të kënaqshëm në pozita udhëheqëse

by teve1
6 orë ago
1
A A
​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Fuqizimi i rolit të grave në udhëheqje dhe marrje të vendimeve”, i cili mbulon periudhën 2020–2024.

Sipas ZKA-së, rezultatet e auditimit tregojnë se institucionet publike nuk kanë arritur të sigurojnë rritje të kënaqshme të përfaqësimit të grave në pozita udhëheqëse dhe vendimmarrëse.

Ndonëse gjatë periudhës së audituar është shënuar progres në përfshirjen e grave në shërbimin civil, ku ato përbënin 42 për qind të të punësuarve, kjo nuk është reflektuar në të njëjtën masë në pozitat drejtuese.

“Nga gjithsej 1,459 pozita drejtuese, 988 mbaheshin nga burrat, ndërsa 471 nga gratë”, thuhet në njoftim.

Sipas ZKA-së, këto të dhëna tregojnë se rritja e pjesëmarrjes së grave në shërbimin civil nuk është përkthyer në mënyrë të njëjtë në pozitat vendimmarrëse.

Auditimi ka konstatuar se objektivat për barazi gjinore nuk janë shndërruar mjaftueshëm në masa konkrete dhe të monitorueshme në menaxhimin e burimeve njerëzore.

“Masat afirmative, sipas raportit, janë trajtuar kryesisht si mundësi ligjore që mund të përdoren në raste të veçanta dhe jo si instrument aktiv për adresimin e nënpërfaqësimit të grave”, theksohet tutje.

Mangësi janë evidentuar edhe në zhvillimin profesional, i cili nuk është orientuar mjaftueshëm drejt përgatitjes dhe mbështetjes së grave për avancim në karrierë.

ZKA ka gjetur probleme edhe në regjistrimin, përditësimin dhe raportimin e të dhënave sipas gjinisë, si dhe në koordinimin ndërmjet institucioneve përgjegjëse.

Sipas raportit, këto mangësi kanë kufizuar analizën e përfaqësimit gjinor, monitorimin e progresit dhe planifikimin e masave për rritjen e pjesëmarrjes së grave në pozita udhëheqëse dhe vendimmarrëse.

Lidhur me këtë auditim, është vlerësuar se rritja e pjesëmarrjes së grave në shërbimin civil duhet të reflektohet edhe në pozitat vendimmarrëse.

“Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, vlerësoi se rritja e pjesëmarrjes së grave në shërbimin civil duhet të reflektohet edhe në pozitat vendimmarrëse. Znj. Spanca theksoi nevojën që institucionet ta shndërrojnë barazinë gjinore nga një parim i përgjithshëm në veprime konkrete, të zbatueshme dhe të monitorueshme, duke përdorur më aktivisht masat afirmative, zhvillimin profesional dhe të dhënat e ndara sipas gjinisë”, nënvizohet në njoftim.

Me qëllim të përmirësimit të përfaqësimit të grave në pozita udhëheqëse dhe vendimmarrëse, Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë gjashtë rekomandime për institucionet përgjegjëse./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Komandanti i Njësisë Speciale të KFOR-it: Përgjegjësia e misionit në Mitrovicë mbetet e njëjtë

Komandanti i Njësisë Speciale të KFOR-it: Përgjegjësia e misionit në Mitrovicë mbetet e njëjtë

Zeqiri: Takimet politike po bëhen për të dështuar, VV-ja po synon zgjedhjet – Faton Bislimi s’kalon si emër konsensual për president

Zeqiri: Takimet politike po bëhen për të dështuar, VV-ja po synon zgjedhjet – Faton Bislimi s’kalon si emër konsensual për president

Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza

Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza

Kurti uron Donjeta Sadikun për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Kurti uron Donjeta Sadikun për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Kongresisti amerikan: Vuçiqi kërcënon të destabilizojë rajonin dhe më gjerë

Kongresisti amerikan: Vuçiqi kërcënon të destabilizojë rajonin dhe më gjerë

“Medalje për Kosovën”, Donjeta Sadiku flet pas triumfit në “Taranto 2026”

“Medalje për Kosovën”, Donjeta Sadiku flet pas triumfit në “Taranto 2026”

Komandanti i Njësisë Speciale të KFOR-it: Përgjegjësia e misionit në Mitrovicë mbetet e njëjtë

Komandanti i Njësisë Speciale të KFOR-it: Përgjegjësia e misionit në Mitrovicë mbetet e njëjtë

Mbi 360 persona të vdekur dhe mijëra të zhdukur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Nepal

Mbi 360 persona të vdekur dhe mijëra të zhdukur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Nepal

Zeqiri: Takimet politike po bëhen për të dështuar, VV-ja po synon zgjedhjet – Faton Bislimi s’kalon si emër konsensual për president

Zeqiri: Takimet politike po bëhen për të dështuar, VV-ja po synon zgjedhjet – Faton Bislimi s’kalon si emër konsensual për president

Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza

Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza

Kurti uron Donjeta Sadikun për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Kurti uron Donjeta Sadikun për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën